KKVITI

Drita barazon edhe në ndeshjen e tretë radhazi

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Futbollistët e Dritës pas dy barazimeve në dy xhirot e para, edhe në ndeshjen e tretë nuk kanë arritur të shënojnë fitore, duke luajtur përsëri barazim para shikuesve të tyre vetëm 0:0 ndaj skuadrës mjaftë të fortë të Ferizajt. Ndeshja është karakterizuar më dy pjesëlojë të ndryshme. Derisa në pjesën e parë Drita ka pasur shumë raste për shënim, në pjesën e dytë ishte Ferizaj që ka pasur më shumë nga loja e në fund të ndeshjes mysafirët goditën edhe dy herë pingulen e Latifit.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 1000 Gjyqtarë: I. Kelmendi, E. Baliqi, R. Hyseni. Kartoni i verdhë: Ramushi, Latifi, B. Shabani, Jashari (Drita) – Sahiti, Qerkini, Istrefi, Salihu (Ferizaj). Gjilan: Drita – Ferizaj 0:0 (0:0).

Drita: Latifi, Ahmeti, Hasani, Tusuni, Baxhuku, B. Shabani, Berisha (Aliu), Ramushi, Kelmendi (Jashari), Xh. Shabani, Emini (Hajdari)

Ferizaj: Avdyli, Istrefi, Vokshi, Jashari, Qerkini, Ramadani, Sahiti (Shabani), Dautaj, Dajaku (Selimi), Fazliu, Salihu (Dushi).

Futbollistët e Dritës pas dy barazimeve në dy xhirot e para, edhe në ndeshjen e tretë nuk kanë arritur të shënojnë fitore, duke luajtur përsëri barazim para shikuesve të tyre vetëm 0:0 ndaj skuadrës mjaftë të fortë të Ferizajt. Ndeshja është karakterizuar më dy pjesëlojë të ndryshme. Derisa në pjesën e parë Drita ka pasur shumë raste për shënim, në pjesën e dytë ishte Ferizaj që ka pasur më shumë nga loja e në fund të ndeshjes mysafirët goditën edhe dy herë pingulen e Latifit.

Që në minutën e katërt, Drita organizon sulmin përmes Ramushit që bukur ka gjetur Berishën te vija e 16 metërshit, del i vetmuar para Avdylit, por në vend se të gjuan njërin nga këndet e tij, ai gjuan drejt në portierin e Ferizajt.

Berisha ka dështuar të shënojë edhe në minutën e 29, pasi mesfushorët e Dritës bukur kanë kombinuar ndërmjet veti dhe të lirë gjejnë Berishën që në të njëjtën pozitë sikur ajo e minutës së katërt dhe përsëri ka gjuajtur drejt në portierin Avdyli.

ARKATANA

Një minutë më vonë, pra në minutën e 30, mysafirët patën rastin e vetëm në këtë pjesë kur pas harkimit të Fazliut, portieri vendas nuk reagon bukur duke mos kapur topin, ndërsa Istrefi që ishte afër me kokë ka gjuajtur pranë pingules.

Rasti më të mirë për shënim në tërë ndeshjen e pati Ramushi, i cili nga pozita ballore dhe i vetmuar para portierit Avdyli nga 4-5 metra gjuan drejt në portierin mysafirë.

Rastet e minutës së 87 dhe 89 për Ferizajn kanë mundur të vendasin fituesin, pasi së pari Ahmeti i Dritës e mban topin më tepër së që nevojitej para 16 metërshit dhe këtë e shfrytëzon Shabani që ia merr topin dhe del i vetmuar, por sulmuesi ferizajas arrin të godet vetëm pingulen.

Një minutë para përfundimit të ndeshjes, Vokshi nga 3-4 metra ka goditur pingulen e Latifit, pas harkimit milimetrik të Qerkinit.

Thanë pas ndeshjes:

Musa Selimi, kryetrajner i Dritës: Rastet që patën në 45 minutat e parë nuk i shfrytëzuam dhe për pak sa nuk na u hakmerren në fund pasi Ferizaj pati dy raste të mira për shënim. Sikur edhe ndeshjet paraprake efikasiteti i sulmuesve tanë po mungon dhe në të ardhmen duhet që me këtë repart të punojmë më tepër.

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Ferizajt: Patëm raste në fund që të fitojmë ndeshjen, por mos koncentrimi i futbollistëve nuk arritëm të shënojmë. Nuk jam i kënaqur me lojën e disa futbollistëve që duheshin të jenë bartës së lojës sonë e sidomos të futbollistit Dajaku dhe Sahiti që nuk guxojnë të sillen ashtu në lojë./rajonipress/