UBT

Drews: Në veri tregtohen njerëz, armë e drogë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Komandanti në largim i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Drews ka thënë se, me rastin e dërgimit në Kosovë të kontingjentit rezervë gjermano-austriak, ushtarët do të kenë përgjegjësi për pjesën më të madhe të veriut të Kosovës dhe ka shtuar se 95 për qind e popullsisë serbe atje nuk dëshiron konflikt të hapur.

“Ushtarët do të kenë përgjegjësi për një pjesë të madhe të veriut dhe atje do të ofrojnë siguri, stabilitet dhe liri të lëvizjes”, ka thënë Drews për radion gjermane “Deutsche Welle”.

Në fund te shtatorit në Kosovë do të zbarkojnë 550 ushtarë gjermanë dhe 150 austriakë, te angazhuar në kuadër te Batalionit rezervë ORF, i cili duhet të zëvendësoj kontingjentin italian.

Eco Higjiena

Drews, për konfliktin në pikat kufitare në veri, ka thënë se aty nuk bëhet fjalë vetëm për politikën.
“Aty zhvillohet tregti ilegale e çdo lloji – tregtohen armët, droga dhe njerëzit. Dhe kur këto ‘biznese ilegale’ ndërpriten, atëherë fillojnë konfliktet që mund të sjellin edhe viktima”, ka thënë Drews, i cili, sipas mediave gjermane, më 7 shtator do të zëvendësohet nga gjenerali i ri gjerman, Volker Haljbauer.

Halbauer është i lindur në vitin 1955 në krahinën e Baden –Virtembergut dhe është shef i shtabit të forcave tokësore në ministrinë gjermane të Mbrojtjes.

Qe nga stacionimi i trupave ndërkombëtare në Kosovë në vitin 1999, Halbauer është komandanti i gjashtë gjermane me radhë i KFOR-it. Gjermania ka në Kosovë 872 ushtarë, në trupën e KFOR-it prej 5600 ushtarësh. Pas kontingjentit italian, ai gjerman është i dyti për nga numri i pjesëtarëve./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.