RCCOLA

Dreshaj: Pagat e ulëta dhe kushtet e punës, po e zbrazin Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pagat e ulëta dhe kushtet e punës, kanë shtyrë shumë punonjës të ikin nga vendi.

Dreshaj ka thënë se arsimi dhe shëndetësia po pësojnë dëme të mëdha dhe po shkatërrohen.

“Kjo qeveri jo vetëm që tradhtoi besimin qytetar me premtime te pa realizuara dhe me një mendësi totalitare ku përfitues janë rrethi i ngushtë i pushtetit, por e shuajti shpresën për të ardhmen e vendit. Arsimi dhe Shëndetësia, dy shtyllat e mbijetesës nën okupim, në vend se të kishin gjithë vëmendjen dhe përkushtimin politik dhe institucional të qeverisë, nga dita në ditë, po pësojnë dëme dhe shkatërrim”, ka thënë Dreshaj.

Fundamenti

Dreshaj ka shtuar se përkundër kostos së lartë të jetesës, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap.“Pagat e ulëta dhe kushtet e punës, kanë shtyrë shumë punonjës të ikin nga vendi. Përkundër që sot kosto e jetës në Kosovë është shumë më e lartë se para tre vjetësh, kjo qeveri nuk mori asnjë veprim. Arsimtarëve nuk ju mjaftojnë rrogat për mbijetesë, punojnë punë shtesë, jashtë orarit, duke ulë përkushtimin. Shëndetësia, premtim i kësaj qeverie, vazhdon të vegjetojë me probleme të njëjta. Ende pa strategji, pa sigurime shëndetësore, pa ligj për shëndetësi, me lista te pritjes dhe mungesë të barnave nga lista esenciale. Kjo quhet keq-menaxhim, ose padituri”, është shprehur Dreshaj.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për qeverisje të re.“Kur kësaj i shtohet goditja e sektorit sindikal nga ana e qeverisë, është e qartë që po synohet që të t