GRANDEMALL

Drejtuesit e komunës së Gaillard të Francës vlerësojnë lartë bashkëpunimin me Kosovën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gaillard, Francë – Drejtuesit e komunës së Gaillard-it të Francës, kanë vlerësuar se bashkëpunimi me Komunën e Vitisë dhe komunat tjera të Kosovës, është një interes i përbashkët, pasi përmes këtij bashkëpunimi mund të ndihmohen qytetarët në zgjidhjen e problemeve të përditshme.

Kryetari i komunës së Gaillardit, Jean Pol Bosland këtë koment e ka bërë në një takim publik me qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të kësaj komune, ku është prezantuar puna e Parlamentit të Francës si dhe angazhimi i Ekipit për Kërkim dhe Shpëtim (GIS) e këtij shteti në aksionin humanitar në ishujt Sant Martines,të cilat në shtator të këtij viti ishin goditur nga uragani IRMA.

Bosland që krahas detyrës së kryetarit të komunës së Gaillardit ushtron edhe detyrën e zëvendës komandantit të ekipeve të kërkim shpëtimit të Francës, ka thënë se gjatë muajit prill ai së bashku me disa përfaqësues nga njësia e zjarrfikësve,në Viti, ka zhvilluar një trajnim edhe me ekipet e ngjashme të Kosovës, ku aty janë shkëmbyer praktika të punës që bëjnë këto ekipe në shpëtimin e jetërave të njerëzve. “Në bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare, për disa ditë së bashku me ekipet e zjarrfikësve nga komunat e ndryshme të Kosovës, kemi zhvilluar trajnime të përbashkëta në shpëtimin e jetërave të njerëzve në aksidente komunikacioni”, është shprehur kryetari Bosland, duke potencuar se kjo ishte një përvojë e re për të dhe ekipin e GIS të Francës dhe se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellët mund të avancohet puna e këtyre ekipeve. “Bashkpunimi mes ekipeve tona he atyre të Kosovës do të thellohet më shumë kur Kosovën do ta vizitoi edhe deputetja e Parlamentit frances Virginie Debu Muller, të cilën e kemi mbështetëse të madhe në çdo aktivitet tonin”, ka thënë ai.

ARKATANA

E, Tahir Shabani, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare me seli në Annemasse të Francës, ka thënë se aktiviteti që kryetari Bosland dhe ekipi i tij në Kosovë, ka një rëndësi të veçantë për ekipet e shpëtimit të Kosovës, pasi Kosova si vend i tri ka nevojë për më shumë praktika të mira nga vendet e zhvilluara siç është Franca. “Ne nuk do të ndalemi së punuari që ky nivel i bashkëpunimit të rritet edhe në shumë pasi është interes i dy anshëm”, ka thënë Shabani.

Kryetari i Gaillardit, Jean Pol Bosland, në këtë takim publik të qytetarëve në detaje ka sqaruar punën që ka bërë ekipi i GIS-it Frances në kërkim shpëtim në ishujt Sant Martines. Ndërsa deputetja e parlamentit francez Virginie Debu Muller, ka njoftuar qytetarët e komunës së Gailllard, ka prezantuar punën e parlamentit, si dhe angazhimet e saja si deputete në realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve./ibrahim sefedini/rajonipress/

Gaillard-Anemasse, Francë

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.