Fundamenti

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim largon mbeturinat në rrugët e fshatit Karaçevë e Epërme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Kamenicës është angazhuar që t’u lehtësoj qytetarëve qasjen në rrugë, përkatësisht në zonat më të thella malore.

Kësaj radhe kjo Drejtori është angazhuar duke intervenuar në rrugët e fshatit Karaçevë e Epërme duke bërë largimin e mbeturinave në atë pjesë në mënyrë që banorët të kenë qasje më të lehtë në rrugë.

Uji Dea

Po ashtu Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është e gatshme që të intervenoj kur është e nevojshme në mënyrë që qytetarët të kenë qasje sa më të lehtë në rrugë./rajonipress/