Eko Higjiena

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim apelon për kujdes nga zjarret e hapura

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes nga zjarret e hapura që janë shkaktar i rrezikut të përgjithshëm.

Blerton Ajeti nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim u ka bërë me dije qytetarëve të Gjilanit se rreptësisht është e ndaluar ndezja e hamulloreve,zjarreve të hapura në fusha ,male dhe hapësira tjera publike.

Uji Dea

Ajeti tha se ky vendim bazohet tek ligji për mbrojtjen nga zjarri ku precizohet se çdo preson që vëren rrezikun nga zjarri është i obliguar që ta informojë stacionin më të afërt të zjarrfikësve,stacionin policor ose qendrën e alarmimit dhe të informimit.

Ajeti ka kërkuar nga qytetarët që ta respektojnë këtë apel dhe të ndihmojnë dhe të respektojnë këto rregulla në mënyrë që të gjithë së bashku të ndikojmë në parandalimin e shkaktimit të zjarreve tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj: