Eko Higjiena

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Zjarrfikësit përfitojnë donacion nga KFOR-i

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në kuadër të komandës së KFOR-it amerikan konkretisht me projektin CIMIC, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Njësia Profesionale për Zjarrefikje dhe Shpëtim në Viti, sot kanë pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse dhe pajisje komunikimi.

Me këtë rast prezent ishte zëvendës kryetari i komunës Hasan Aliu, i cili falënderoi KFOR-in amerikan dhe theksoi se ky donacion do të ndihmoj dhe lehtësoj shumë punën e zjarrfikësve të komunës së Vitisë, gjatë intervenimeve në raste të ndryshme të vërshimeve.

Uji Dea

Përndryshe ky donacion përmban 20 palë rroba për Njësinë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim dhe 7 pajisje komunikimi për Drejtorinë e Shëndetësisë. Këto pajisje kanë për qëllim përmirësimin e reagimit të urgjencës./rajonipress/