Mobi Casa

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje -shirjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Vitisë ka intensifikuar përgatitjet në terren për këtë proces të rëndësishëm bujqësor. Drejtori i drejtorisë, Naim Pira, së bashku me zyrtarë komunalë, kanë vizituar sot mullinjtë në territorin e komunës së Vitisë, për të parë nga afër përgatitjet që janë duke u bërë për grumbullimin e grurit nga fermerët. Gjatë kësaj vizite, është konstatuar se shumica e mullinjve janë të gatshëm për të pranuar grurin, ndërsa janë dhënë edhe udhëzime shtesë për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Drejtori Pira njoftoi se është formuar Komisioni Komunal për përcjelljen e fushatës së korrje-shirjeve, i cili do të ketë për detyrë monitorimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve, në bashkëpunim me institucionet dhe fermerët. Ndërkohë, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, fushata e korrje-shirjeve duhet të zhvillohet duke respektuar disa kritere teknike:
Të mos fillojë korrja para arritjes së pjekurisë së plotë të grurit, për të shmangur humbjet në rendiment dhe refuzimin e dorëzimit në pikat grumbulluese, në rast se lagështia e grurit është mbi 13%.
Drejtoria Komunale obligohet të bëjë raportim javor në drejtim të Ministrisë, lidhur me ecurinë e fushatës në komunën e Vitisë.
Pikat grumbulluese (mullinjtë, sillohët apo pikat e dedikuara) duhet t’i pajisin fermerët me vërtetim mbi sasinë e grurit të dorëzuar.
Rastet emergjente, si zjarret ose defektet e tjera të pajisjeve, duhet të raportohen menjëherë.
Çmimi orientues për këtë vit, sipas propozimit të MBPZHR-së, është përcaktuar në 130 euro për hektar.

Uji Dea

Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Vitisë u uron të gjithë fermerëve një sezon të mbarë dhe të begatë, duke i inkurajuar për bashkëpunim të sinqertë me institucionet përgjegjëse, në mënyrë që fushata e korrje-shirjeve të zhvillohet në mënyrë sa më të sigurt dhe efikase./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.