ARKATANA

Drejtoria e arsimit demanton LDK me fakte dhe argumente

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit duke prezantuar punën e kësaj drejtorie dhe të arriturat në infrastrukturë,disiplinë,investime në shkolla e kabinete,tha se LDK nuk ka ofruar asnjë argument apo fakt sepse gjendja është shumë më e mirë në teren.

Kreu i arsimit gjilanas Bujar Nevzati nuk e ka ndier vetën në “siklet” pas akuzave që bëri ditë më parë komisioni për arsim në kuadër të LDK-së. Nevzati ka ofruar fakte dhe argumente që e demantojnë vet LDK.

Duke folur për investimet në shkolla, disiplinën, nivelin e arsimit në shkollat e Gjilanit, përgatitjet e kuadrit,punësimin e kuadrit,donacionet nga organizatat e huaja etj,Nevzati tha se gjendja në teren duket krejt ndryshe dhe është shumë më e mirë dhe më reale sesa që thonë ata të LDK-së.

RCCOLA

Nevzati tha se kanë ndodhur avancime të shumta në fushën e arsimit. “Vetë fakti se kemi 26000 nxënës dhe 1970 punëtor arsimor, pastaj 34 institucione shkollore, prej tyre 26 fillore dhe 8 të mesme dhe me 61 institucione parashkollore, donë të thotë se kemi të bëjmë me një armatë të tërë që është i kyçur apo i përfshirë në fushën e arsimit. Megjithatë nuk kemi pasur defekte apo dukuri që e dëmtojnë gjendjen në arsim,përkundrazi kemi vetëm të arritura dhe gjendja duke tepër larg nga ajo që e kanë udhëhequr të tjerët” tha Nevzati.

Nevzati tha se për këto katër vite janë ndërtuar 20 mijë metra katror. “Këto investime kanë ndodhur me vullnetin e mirë të Qemajl Mustafës dhe të donatorëve e miqve ndërkombëtarë si Banka Botërore,Caritasi i Luksemburgut dhe Kosovizioni”. Nevzati është shprehur për pastërtinë nëpër shkolla dhe disiplinën. Ka përmendur një fakt pozitiv ku nxënësit gjilanas kanë marrë pjesë në gara kombëtare e ndërkombëtare ku edhe janë shpërblyer.

Rreth politizimit të shkollave Nevzati tha se me ardhjen në pushtet të Qemajl Mustafës praktikisht ka ndodhure edhe depolitizimi i saj. Sipas tij të gjithë ata punëtor arsimor që i kanë plotësuar kriteret e parapara me konkurs janë pranuar. Nevzati tha se ai dhe përgjegjësit e arsimit në Gjilan janë treguar të përgjegjshëm dhe mbi 30% të drejtorëve nëpër shkolla janë të partive tjera politike./rajonipress/

Mund të ju interesoj: