Eko Higjiena

Drejtoria e Administratës e gatshme për të ofruar shërbime sa më cilësore mërgimtarëve vitias

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të planit të punës, konkretisht planit të veprimit për organizimin dhe mobilizimin e stafit administrative për “Ditët e Diasporës”, Drejtoria Komunale e Administratës, ka shtuar kapacitetet për ofrim sa më efikas të shërbimeve ndaj qytetarëve, respektivisht mërgimtarëve që po kalojnë pushimet verore në vendlindje.

Drejtori i Administratës Isak Sadiku, është shprehur se për tu ofruar shërbime sa më cilësore e të shpejta mërgimtarëve që kërkojnë të pajisen me dokumente nga shërbimi i ofiqarisë, jemi mobilizuar që gjithçka ët shkoj mbarë.

Hidromorava

Ai theksoi se në rast se kërkohet edhe shtimi i orarit të punës në këtë Drejtori, ata janë të gatshëm që të punojnë me orar shtesë.

Përndryshe, pavarësisht se një numër i madh i mërgimtarëve të komunës sonë po qëndrojnë në Kosovë, në shërbimin e ofiqarisë, puna është duke u zhvilluar normalisht dhe pa vonesa të theksuara./rajonipress/