FIDANISHTJA

Drejtori i IKSHP: Presim të rritet shkalla e infektimit me Koronavirus, ta arrijë kulmin dhe pastaj të bjerë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se Kosova ende ndodhet në fazën fillestare të përballjes me virusin Korona.

Sipas tij në vend pritet që të ketë rritje të numrit të rasteve të prekura nga ky virus.

“Presim të rritet shkalla e infektimit, të arrijë kulmin dhe pastaj të bjerë. Ne jemi tek në hyrje, prandaj kërkojmë durim nga qytetarët, të mos dalin dhe të mos rrinë grumbull”, ka thënë Ramadani për Klan Kosova.

Në këtë intervistë, Ramadani ka thënë se janë 94 persona të konfirmuar me COVID-19, që nënkupton se nuk ka raste të reja deri në këtë moment.

Eco Higjiena

“Ne po futemi në epidemi, në çdo fazë jemi në epidemi. E kemi pasë fazën përgatitore më 1 janar, më pas kemi nisur përgatitje kur disa vende botërore kanë shpallë gjendje emergjente. Jemi në etapën e tretë dhe po përpiqemi që ta mbajmë situatën nën kontroll”.

“Bashkëpunimi me qytetarë është mëse i domosdoshëm për mospërhapjen e virusit. Duke mos dalë nuk do të kemi epidemi. Të gjitha elementit që i përkasin një epidemie i kemi prit, nga resurset humane, çështjet e zbatimit në terren. Ka disa grupe që ende mbajnë tubime, syneti dhe dasma jo vetëm e mbingarkon situatën epidemiologjike në Kosovë”.

“Masat e ndërmarra janë bërë para kohe, shumë shtete janë të vonuara. Ne kemi ndërmarrë me kohë – prej ndërprerjes së shkollave. Situata epidemiologjike po mbahet nën kontroll”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.