Uji Dea

Drejtori i Bujqësisë, hap zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, bashkë me zyrtarë të tjerë kanë parë nga afër fillimin e korrjes në fshatin Nasal tek fermeri i vyeshëm Nexhmedin Selimi.

Ai tregoi se kanë nisur fushatën e korrje-shirjeve.
“Si komision komunal, do ta mbikëqyrim dhe do t’i monitorojmë korrje-shirjet, do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve. Shpresoj që ky vit të jetë më i mirë dhe të ketë më shumë bereqet”, tha Isufi.

Drejtori i Bujqësisë i premton fermerëve për rritjen e mbështetjes së vazhdueshme për ta me të gjitha kapacitetet komunale.

UBT

Ndërsa fermeri Nexhmedin Selimi, i cili ka 9 hektarë me grurë ka nisur me korrjen.
“Me rendimentit jemi të kënaqur, ku për një hektarë sjell mbi 5 tonë”, tha Selimi.

Sipas tij, sivjet nuk kanë pasur dëme nga shirat dhe kjo është arsye e rezultateve të mira të rendimentit.