Eko Higjiena

Drejtësia, vatër e keqpërdorimeve më të mëdha në vend

/ 10 minuta lexim
KKVITI

Sado që sipas raportimeve të fundit thuhet se janë rreth 310 mijë lëndë të pazgjidhura nëpër gjykatat e Kosovës, analistët dhe njohësit e kësaj fushe theksojnë se është e pakuptimtë se si akoma askush nga drejtësia nuk po mban përgjegjësi, pavarësisht që kjo është një shifër alarmante, sidomos kur të kesh parasysh krahasimin me numrin e popullatës.

“Sistemi i drejtësisë, në vend se të jetë objekt i luftimit të krimit, korrupsionit e kontrabandës, është bërë vatër e keqpërdorimeve më të mëdha në vend. Ai thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është ndërtuar brenda skemës piramidale të krimit e korrupsionit, duke instaluar njerëz të tyre përmes politikës së mbrapshtë, e duke përdoruar ata për qëllime të ngushta personale, politike e klienteliste”, thotë njohësi e fushës së drejtësisë, Hidajet Ahmeti.

Sado që sipas raportimeve të fundit thuhet se janë rreth 310 mijë lëndë të pazgjidhura nëpër gjykatat e Kosovës, analistët dhe njohësit e kësaj fushe theksojnë se është e pakuptimtë se si akoma askush nga drejtësia nuk po mban përgjegjësi, pavarësisht që kjo është një shifër alarmante, sidomos kur të kesh parasysh krahasimin me numrin e popullatës.

Nga opinionistët e gazetës shfaqet dyshimi se duke qenë njerëzit e lidhur me politikë, ata të instaluar në drejtësi, askush deri më sot nuk e mori përgjegjësinë për dështimin e qëllimshëm e të planifikuar të sistemit të drejtësisë për të gjithë këto vite të mosfunksionimit të pasluftës. Llogaridhënia mungon, pasi të gjitha partitë e gjertanishme kanë ndikuar e keqdrejtuar në dikasterin e stërkequr të drejtësisë, prandaj vetëm një proces i Vetting-ut do ta trondiste në themel sistemin ekzistues të drejtësisë në Kosovë, për ta nxjerrë në binarë të rinj, të shëndoshë e funksional. Sipas analistëve, shpresa e qytetarëve do të mund të kthehej tek drejtësia e re vetëm pas Vetting-ut, kur të pastrohet Gjyqësori e Prokuroria sikur edhe të gjitha institucionet e tjera të shtetit, pa dallim.

PRETENI:GJYQËSORIT I DUHEN MË SHUMË SE 8 VJET QË NJË LËNDË TË ZGJIDHET!

Ish-kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë se vjetërsimi i lëndëve është pjesë e “strategjisë” dhe ky është veprim me të cilin kinse po reflektojmë punë, duke i pranuar rastet, kurse në anën tjetër ato nuk zgjidhen, prandaj edhe mesatarja e konstatuar nga Avokati i Popullit është se duhet më shume se 8 vjet që një lëndë të zgjidhet.”Kështu drejtësia e vonuar bëhet drejtësi që nuk i besohet, drejtësi që më së paku është drejtësi”, theksoi ai. Preteni tregon se në Kroaci përqindja e rasteve të trajtuara nga Policia dhe ato të trajtuara nga prokuroritë është rreth 97%, që do të thotë se të gjitha kallëzimet penale të Policisë përfundojnë me aktakuza, nga aktakuzat e ngritura në shkallën e parë aktgjykimet në rreth 100% të rasteve përfundojnë me aktgjykime dënuese.”Në Kosovë kurrë nuk ndodh që i njëjti prokuror që e ngrit aktakuzën të shkojë deri në fund, një e ngrit, kurse në secilin prej gjykimeve shkojnë prokurorët e tjerë, që as lidhje nuk kanë me rastin. Asnjëherë performanca nuk matet në bazë të asaj se sa raste i ka fituar një prokuror ose sa raste iu kanë vjetërsuar. Kosova ka nevojë për një ‘pastrim gjeneral’, Vetting me themel”, theksoi ai për “Kosova Sot”. “Problemi më i madh do të ishte në atë rast se kush do të jenë personat që do të bëjnë verifikimin, ku të gjenden dhe si të inkurajohen ata, rrezik me të madh nuk do të ketë. Unë konsideroj se për ta bërë këtë duhet të jenë ndërkombëtarë ose persona vendorë që duhet të lëvizin të blinduar. Në aspektin kohor, kjo do të stërzgjatet, sepse 90-95% nuk kalojnë, por problemi tjetër është edhe se kush do t’i zëvendësojë ata. Prandaj, kjo situatë është gati e pashpresë”, tha Preteni për “Kosova Sot”

MIFTARI: PDK-JA I KA GLLABËRUAR TË GJITHA LEVAT E SUNDIMIT TË LIGJIT, POLICINË, GJYQËSINË DHE INTELIGJENCËN, PËR TA MBROJTUR VETVETEN NGA NDJEKJET PENALE

Njohësi i fushës së sigurisë,Naim Miftari,thekson se problemi i 310 mijë lëndëve të pazgjidhura është më pak i dëmshëm,në krahasim me lëndët e zgjidhura apo të fshehura nga e vërteta për mënyrën e zgjidhjes së tyre,që nuk ka transparencë fare.Ai nuk beson që kjo kastë politike do të ndryshojë shpejt mendje, qoftë edhe për ta bërë VETTING-un.”E vërteta del se shpeshherë janë dënuar viktimat dhe janë falur ‘bosët’ e krimit të organizuar me urdhra të ardhur nga lart, nga SHEFAT. Pra,ka një deformim të koordinuar të drejtësisë,që ka qenë i koordinuar dhe jo i rastësishëm që nga pas lufta.Ai është deformuar edhe më shumë, ku partitë që kanë ardhur në pushtet,e sidomos PDK-ja, i ka gllabëruar të gjitha levat e sundimit të ligjit, Policinë, Gjyqësinë dhe Inteligjencën, për arsye për ta mbrojtur vetveten nga ndjekjet penale që i kanë bërë zyrtarët e PDK-së, sidomos kryesorët, ku shumica janë bërë milionerë nga keqpërdorimet dhe malverzimet që i kanë bërë me pushtetin”, theksoi ai.”Në këtë kapje të sistemit të drejtësisë, nuk qëndron larg me ndikime negative në organe të drejtësisë dhe në gjyqësi as LDK-ja dhe as AAK-ja,sepse edhe këta pushtetarë sot që i kemi shumica do të jenë kundër një VETTING-u,pasi të gjitha partitë e pushtetit janë të kontaminuara nga krimi i organizuar”,tha Naim Miftari për “Kosova Sot

ZEQA: PËRKUNDËR AFERAVE TË SHUMTA KORRUPTIVE DHE ABUZIMIT ME TENDERË QINDRA- MILIONËSH, NUK U DËNUA ASNJË MINISTËR APO ZV. MINISTËR, DEPUTET APO KRYETAR KOMUNE, TË SHNDËRRUAR NË “SHEIKË” MULTIMILIONERË

Mobi Casa

Sipas analistit politik Florim Zeqa, duke llogaritur për numrin e popullatës, 310 mijë lëndë të pazgjidhura nëpër gjykata, jo vetëm që janë tepër shumë, por janë alarm i kuq për vendin. “Për situatën alarmante në sistemin e drejtësisë përgjegjëse janë të gjitha partitë politike që qeverisën me vendin në këto 10 vitet e fundit.Edhe pse të gjithë ministrat e deritanishëm të drejtësisë dështuan në përmbushjen e obligimeve kushtetuese, asnjëri prej tyre deri më sot nuk e mori përgjegjësinë për dështimin e qëllimshëm dhe të planifikuar të sistemit të drejtësisë”, potencoi ai.”Nuk ka si të jetë ndryshe, kur për 19 vjet nga përfundimi i luftës nuk u zbulua asnjëra nga vrasjet enigmatike, nuk u dënua asnjë person për krime ekonomike, nuk u dënua asnjë lider shtetëror apo partiak për shkelje të Kushtetutës,…edhe përkundër aferave të shumta korruptive dhe abuzimit me tenderë qindra- milionësh nuk u dënua asnjë ministër apo zv.ministër, deputet apo kryetar komune-të shndërruar në “sheik” multimilionerë karshi popullatës së varfër”, ka vlerësuar Zeqa për “Kosova Sot”

Skema piramidale e drejtësisë

Sipas njohësit tjetër të fushës së drejtë- sisë, Hidajet Ahmeti, sistemi i drejtë- sisë, në vend se të jetë objekt i luftimit të krimit, korrupsionit e kontrabandës, është bërë vatër e keqpërdorimeve më të mëdha në vend. Ai thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është ndërtuar brenda skemës piramidale të krimit e

korrupsionit, duke instaluar njerëz të tyre përmes politikës së mbrapshtë, e duke përdoruar ata për qëllime të ngushta personale,politike e klienteliste.”Drejtësia selektive dhe e dirigjuar nga politika ka krijuar një gjendje anarkie, e cila çdo ditë më shumë po ngulfat jetën institucionale, politike e sociale”, u shpreh ai. “Ndryshimi i qasjes dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë është një proces i obligueshëm për institucionet e Kosovës, sepse Kosova ka marrë përgjegjësi dhe obligime nga BE-ja në marrëveshjen për MSA-në.

Sipas MSAsë , Kosova do të duhet të respektojë dhe të zbatojë parimet demokratike të qeverisjes dhe një reformë në sistemin e drejtësisë është e domosdoshme, në mënyrë që ta përmbushim një obligim që del nga MSA-ja dhe Kosova të vazhdojë rrugën evropiane. Kjo është shpresa që Kosova mund të dalë nga ky mjerim e kolaps në sistemin e drejtësisë apo ndryshe ëndrra për në BE do të mbetet vetëm fontanë dëshirash”, potencoi Ahmeti.”Çlirimit të sistemi të drejtësisë duhet t’i prijë vullneti politik, i cili ka munguar deri më tani, duke i ndihmuar në aspektin financiar me rritjen e buxhetit, duke shtruar bazën ligjore, e cila do të këtë efekte pozitive dhe mbi të gjitha mekanizmat kontrollues që dalin nga Parlamenti duhet të jenë profesionalë, e posaçërisht të mos jenë njerëz të politikës”, shpjegoi ai për “Kosova Sot”.

“Po të kishim një sistem të pavarur të drejtësisë, këta njerëz, që udhëheqin institucione të rëndësishme publike, do të ishin në bankat e të akuzuarve apo edhe në burg”, tha Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”

Bllokadë e fortë ndaj VETTING-ut Edhe analisti dhe publicist Naim Kelmendi thotë se në fakt sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë imanente për një Vetting të fuqishëm e përmbajtjesor e jo për reforma sipërfaqësore. “Ky degradim nuk ka ndodhur sot, por është rezultat i sa viteve më parë e deri më sot. Krejt kjo si rezultat i pushteteve të papërgjegjshme të pasluftës duke mbajtur kontrollin dhe ndikimin e vet në drejtësi me njerëzit e inkriminuar në krim të organizuar e korrupsion. Nuk ka asnjë kuptim ajo që e thotë dheproklamoni ministrit Tahiri për kinse një reformë të thellë në drejtësi, derisa në sistemin e drejtësisë vlojnë padrejtësitë e mëdha. Unë konsideroj se tani këtu vetëm ligji për Vetting-un dhe ligji i dekriminalizimit mund të veprojnë fuqishëm për të bërë vetë- pastrimin ligjor në të gjithë sektorët e drejtësisë, në Gjyqësor, në Prokurori, në Hetuesinë policore, në Avokati etj., ngase reformë mund të ketë vetëm atëherë kur të bëhet pastrimi i plotë i Prokurorisë dhe Gjyqësorit nga të korruptuarit e të inkriminuarit bashkë me ata të Policisë dhe Avokatisë”, theksoi Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)