Hidromorava

Drejtësia, që zgjat me dekada, sinonim i shtetit mafioz

/ 10 minuta lexim
Hidromorava

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit po vazhdojnë ta shohin me sy kritik dhe të denoncojnë fenomenin e vazhdueshëm të punës, në fakt mospunës në interesin e qytetarëve, që po bëhet nëpër gjykatat e Kosovës. Ata po e shohin me shqetësim të madh skenarin se si po luan gjyqësori kosovar me lëndë që presin mbi 8 vjet në tavolinat e sirtarët e gjykatave në Kosovë, duke i kthyer të njëjtat nga shkalla e dytë e Apelit në të parën (Gjykatën Themelore) dhe të njëjtave lëndë që edhe përkundër faktit se janë mbi 8 vjet duke pritur në gjykata ua japin numrin e ri të lëndës të vitit 2018, duke i trajtuar si lëndë të reja të këtij viti!

“Është shumë tragjike kur të drejtat e qytetarëve shkelen nga këto veprime të gjykatave në Kosovë, që qëllimisht i kthejnë në shkallën e parë dhe i ‘etiketojnë’ me numër të vitit 2018, thuajse çdo gjë ka filluar sot, e jo para 10 vjetësh pritjesh e bllokimesh të porositura nga interferuesit e trafikantët mafiopolitikanë e mafiooligarkë, duke i bërë gjithnjë palët gjyqësore të dëmtuara të vuajnë e të maltretohen, edhe për më se 10 vjet të tjerë. Kjo formë e veprimit të drejtësisë së padrejtë vetëm sa e largon Kosovën nga drejtësia e standardeve evropiane”, thotë analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”.

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit po vazhdojnë ta shohin me sy kritik dhe të denoncojnë fenomenin e vazhdueshëm të punës, në fakt mospunës në interesin e qytetarëve, që po bëhet nëpër gjykatat e Kosovës. Ata po e shohin me shqetësim të madh skenarin se si po luan gjyqësori kosovar me lëndë që presin mbi 8 vjet në tavolinat e sirtarët e gjykatave në Kosovë, duke i kthyer të njëjtat nga shkalla e dytë e Apelit në të parën (Gjykatën Themelore) dhe të njëjtave lëndë që edhe përkundër faktit se janë mbi 8 vjet duke pritur në gjykata ua japin numrin e ri të lëndës të vitit 2018, duke i trajtuar si lëndë të reja të këtij viti!

Sipas njohësve të kësaj fushe, kjo lojë nuk është gjë tjetër veçse tallje e falsifikim formal i së vërtetës me qytetarët kosovarë që po ua bëjnë gjykatat e trafikuara, gjithmonë vetëm në rastet ku pushtetarët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale kanë interesa për t’i bllokuar këto lëndë pa epilog ligjor meritor. Në këtë formë ,thonë analistët, është zgjedhur mjeti më perfid, përmes të cilit shkelen të drejtat e njeriut nga këto veprime të gjykatave në Kosovë, që qëllimshëm i kthejnë në shkallën e parë dhe i “etiketojnë” me numër të vitit vijues 2018, thuajse çdo gjë ka filluar sot, e jo para më shumë se 8 vjet pritjesh e bllokimesh të porositura nga interferuesit e trafikantët mafio-politikanë e mafio-oligarkë, duke i bërë që padrejtësisht të vuajnë e të maltretohen edhe për 10 vite të tjera palët gjyqësore të dëmtuara.

Tallje me ligjin

Njohësi i afërt i kësaj fushe, analisti Bislim Aliu, tha për “Kosova Sot” se me të vërtetë gjyqësori kosovar po luan me lëndë që presin edhe nga 8-10 vjet në tavolinat e sirtarët e gjykatave në Kosovë, duke i kthyer të njëjtat nga shkalla e dytë e Apelit në të parën, Gjykatën Themelore dhe të njëjtave lëndë, edhe pse kanë kaluar më se 10 vjet, duke pritur në Gjykata, ua japin numrin e ri të lëndëve të vitit 2018, duke i trajtuar si lëndë të reja të këtij viti. “Ky fenomen ka kohë që është hetuar dhe është bërë praktikë pune në të shumtën e rasteve të çështjeve serioze. S’do mend se kjo është tallje e madhe dhe falsifikim formal i së vërtetës me qytetarët kosovarë që po u bëjnë gjykatat e trafikuara, të kapura e të ndikuara nga oligarkikja kriminale, dhe kjo ndodh gjithmonë vetëm në rastet ku pushtetarët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale kanë interesa për t’i bllokuar këto lëndë pa epilog ligjor meritor, në interes të palës së caktuar”, u shpreh ai.”Me këtë veprim kriminal e të padrejtë po shkelen në mënyrë ekstreme të drejtat e njeriut. Është shumë tragjike kur këto të drejta shkelen nga këto veprime të gjykatave në Kosovë, që qëllimisht i kthejnë në shkallën e parë dhe i “etiketojë” me numër të vitit 2018, thuajse çdo gjë ka filluar sot, e jo para 10 vjet pritjesh e bllokimesh të porositura nga interferuesit e trafikantët mafio-politikanë e mafio-oligarkë, duke i bërë gjithnjë ata të vuajnë e të maltretohen edhe për më se 10 vite të tjera palët gjyqësore të dëmtuara. Kjo formë e veprimit të drejtësisë së padrejtë vetëm sa e largon Kosovën nga drejtësia e standardeve evropiane”, tha Aliu për “Kosova Sot”.

FIDANISHTJA

KELMENDI: GJYKATA E APELIT, DUKE I KTHYER LËNDËT NË SHKALLËN E PARË,EDHE PSE PRESIN 10 VJET, PO FALSIFIKON DHE PO TALLET ME QYTETARËT

Sipas analistit dhe publicistit Naim Kelmendi, është në trend, modë, të gjykatave kosovare zvarritja e zgjidhjes së lëndëve deri në 8 vjet. Ky veprim është i qëllimshëm dhe bëhet për të favorizuar individë apo grupe të caktuara të interesit.”Është në rend të parë jo vetëm neglizhencë dhe mospunë e gjykatave, por kjo po i dërmon qytetarët pa iu dhënë epilog zgjidhjes së rasteve të tyre nga ana e drejtësisë. Kjo zvarritje e dhënies së drejtësisë është de fakto e de jure edhe shkelje e drejtësisë, por derisa këto lëndë të drejtësisë së pazgjidhur për qytetarët për radhazi 8 vjet pritje rikthehen në procedurë, duke i kthyer ato nga shkalla e dytë (Gj. e Apelit) në të paren (Gj. Themelore) zvarritja bëhet edhe më skandaloze dhe kështu duke u dhënë këtyre lëndëve numrin e ri të lëndës, pra të vitit 2018, duke i trajtuar kështu si lëndë të reja të vitit 2018, atëherë shpresa për zgjidhjen e tyre humbet akoma më shumë, kurse kjo ligjërisht dhe thjesht është një falsifikim dhe tallje me qytetarët dhe të drejtën e tyre”, shpjegon Kelmendi për “Kosova Sot”. “Pra, bllokimi i këtyre lëndëve dhe trafikimi i tillë me drejtësinë sigurisht se po ua bëjnë qytetarëve gjykatat e trafikuara vetëm në rastet ku pushtetarët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale kanë interesa për t’i bllokuar këto lëndë dhe për t’i lënë pa epilog ligjor meritor”, tha Naim Kelmendi për “Kosova Sot”.

PRETENI: KOSOVA ËSHTË PENG I TË SHANTAZHUARVE DHE POLTRONAVE

Eksperti i fushës së të drejtës, ish-kreu i AKK-së, Hasan Preteni, tha për “Kosova Sot” se nuk ka problem më madhor në shtetformimin kosovar se kjo e sundimit të ligjit, por ky sistem nuk po ndërtohet si duhet.”Kosova nuk ka hetuesi të pavarur, Kosova nuk ka prokurori të pavarur, nuk ka gjyqësor të pavarur. Nuk ka rast që do të hetohet e gjykohet nëse nuk e lejon politika, një institucion i pavarur udhëhiqet nga një person që për 10 vjet më ka informuar se si punon policia, tani ky person e udhëheq një institucion dhe në vend që të reflekton atë që e ka thanë më herët, tani i lakmuar nga paga dhe vendi që po u ruhet në polici, hesht dhe kalkulon duke bashkëpunuar edhe me disa mediume. Nuk punon, nuk atakon, fiton dhe hesht, sepse po u ruhet vendi”, theksoi ai.”Pra, Kosova është kështu peng i të shantazhuarve dhe poltronave. Kosova i ka pasur institucionet më të pavarura dhe më profesionale para 10 viteve se tani, u kapen që të gjitha”, tha Preteni për “Kosova Sot”. Sipas Pretenit, nëse analizohen institucionet një nga një, ato kinse të pavarurat, të tanishmet dhe të mëparshmet, saktësisht do të shihet që të gjitha u kapën akoma më shumë.”Të gjitha institucionet e pavarura tanimë janë të kapura. Mund të shihet se çfarë pasurie kanë, ku j punojnë gratë – burrat, çfarë pasurie kishin dhe çfarë kanë tani. Të shantazhuar dhe joprofesionistë. Nuk janë më oponencë e shtetit-pushtetit”, tha Preteni. Madje ai e drejton gishtin edhe tek fenomeni i kapjes politike të shoqërisë civile. “Mjerimi më i madh është heshtja – blerja e shoqërisë civile. Ku është tani OJQ-ja ‘Fol’, ku është OJQ-ja ‘ÇOHU’, kush i bleu, ku shkuan në diplomaci, të gjithë i bleu politika. Individë nga politika i blenë aktorët e shoqërisë civile, të mediave dhe spektrit të pavarur, nuk ka oponencë, institucionet e pavarura po na dalin të shantazhuara dhe të korruptuara. Ky është mjerim akoma më i madh”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot” .

Njohësi i afërt i kësaj fushe, analisti Bislim Aliu, tha për “Kosova Sot” se me të vërtetë gjyqësori kosovar po luan me lëndë që presin edhe nga 8-10 vjet në tavolinat e sirtarët e gjykatave në Kosovë, duke i kthyer të njëjtat nga shkalla e dytë e Apelit në të parën, Gjykatën Themelore dhe të njëjtave lëndë, edhe pse kanë kaluar më se 10 vjet, duke pritur në Gjykata, ua japin numrin e ri të lëndëve të vitit 2018, duke i trajtuar si lëndë të reja të këtij viti. “Ky fenomen ka kohë që është hetuar dhe është bërë praktikë pune në të shumtën e rasteve të çështjeve serioze. S’do mend se kjo është tallje e madhe dhe falsifikim formal i së vërtetës me qytetarët kosovarë që po u bëjnë gjykatat e trafikuara, të kapura e të ndikuara nga oligarkikja kriminale, dhe kjo ndodh gjithmonë vetëm në rastet ku pushtetarët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale kanë interesa për t’i bllokuar këto lëndë pa epilog ligjor meritor, në interes të palës së caktuar”, u shpreh ai.”Me këtë veprim kriminal e të padrejtë po shkelen në mënyrë ekstreme të drejtat e njeriut. Është shumë tragjike kur këto të drejta shkelen nga këto veprime të gjykatave në Kosovë, që qëllimisht i kthejnë në shkallën e parë dhe i “etiketojë” me numër të vitit 2018, thuajse çdo gjë ka filluar sot, e jo para 10 vjet pritjesh e bllokimesh të porositura nga interferuesit e trafikantët mafio-politikanë e mafio-oligarkë, duke i bërë gjithnjë ata të vuajnë e të maltretohen edhe për më se 10 vite të tjera palët gjyqësore të dëmtuara. Kjo formë e veprimit të drejtësisë së padrejtë vetëm sa e largon Kosovën nga drejtësia e standardeve evropiane”, tha Aliu për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.