Mobi Casa

Drejtësia në pazar, qytetarët e pësojnë

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se prolongimi dhe shtyrja e pafund e seancave gjyqësore nga trekëndëshi avokat- prokurorgjykatës qytetarëve të pambrojtur dhe të nëpërkëmbur po u kushton mjaft shtrenjtë, ku përveç mosmarrjes së drejtësisë së pritur që u takon me ligj dhe kostos së lartë financiare shpeshherë u kushton edhe me jetë, shkaku i moszgjidhjes së konteksteve pronësore, zënkave apo mosmarrëveshjeve të tjera njerëzore dhe e gjithë kjo si pasojë e trafikimit të drejtësisë kosovare në baza ditore, kontrabandimit dhe shitblerjes së lëndëve nga trekëndëshi avokatprokuror- gjykatës, me bekimin e politikës.

SI FUNKSIONIN TREKËNDËSHI KRIMINAL AVOKAT-PROKUROR-GJYKATËS

“Fatkeqësisht, ky trafikim në drejtësinë kosovare në baza ditore e bën shitblerjen e lëndëve dhe të vet drejtësisë, duke i shkelur kështu drastikisht të drejtat elementare njerëzore e qytetare nga sistemi i degraduar dhe i korruptuar i drejtësisë në Kosovë. Gjithashtu, nga drejtësia e munguar qytetarëve u shkelen të drejtat e tyre në ndarjen e drejtësisë, derisa proceset zvarriten me vite, kështu që më pastaj kjo drejtësi e vonuar e humb kuptimin e vet dhe s’mund të quhet drejtësi fare”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Sistemi në krizë të thellë, lëndët zvarriten pafundësisht

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se prolongimi dhe shtyrja e pafund e seancave gjyqësore nga trekëndëshi avokat- prokurorgjykatës qytetarëve të pambrojtur dhe të nëpërkëmbur po u kushton mjaft shtrenjtë, ku përveç mosmarrjes së drejtësisë së pritur që u takon me ligj dhe kostos së lartë financiare shpeshherë u kushton edhe me jetë, shkaku i moszgjidhjes së konteksteve pronësore, zënkave apo mosmarrëveshjeve të tjera njerëzore dhe e gjithë kjo si pasojë e trafikimit të drejtësisë kosovare në baza ditore, kontrabandimit dhe shitblerjes së lëndëve nga trekëndëshi avokatprokuror- gjykatës, me bekimin e politikës.

Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se si po bëhet biznesi kriminal nga trekëndëshi i sipërpërmendur që po i shkelin të drejtat elementare njerëzore e qytetare, pra sistemi i degraduar i korruptuar dhe i sterkequr i drejtësisë në Kosovë. Për atë se a po u shkelen të drejtat qytetarëve nga drejtësia e munguar, pasi siç u tha më lart proceset zvarriten me vite, kështu që qytetarëve nuk u ndahet dhe as nuk u jepet drejtësia, ose tepër e vonshme, pasi që ka humbur kuptimin, flet shkrimi në vijim. Analisti Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se pa funksionimin e sistemit të drejtësisë nuk mund të bëhet fjalë për shtet ligjor dhe demokratik.

Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar

UBT

Sipas Zeqës, në shtetin tonë, apo më mirë të themi në gjysmështetin e Kosovës, mosfunksionimi i trekëndëshit avokat-prokurorgjykatës është rezultat i biznesit kriminal përmes korrupsionit, nepotizmit dhe format e shantazhit politik. “Prolongimi dhe shtyrja e pafund e seancave gjyqësore nga trekëndëshi i sipërpërmendur qytetarëve të pambrojtur dhe të nëpërkëmbur po u kushton mjaft shtrenjtë, ku përveç mosmarrjes së drejtësisë së pritur që u takon me ligj dhe kostos së lartë financiare shpeshherë u kushton edhe me jetë, shkaku i moszgjidhjes së konteksteve pronë- sore, zënkave apo mosmarrëveshjeve të tjera njerëzore. E gjithë kjo si pasojë e trafikimit të drejtësisë kosovare në baza ditore, kontrabandimit dhe shitblerjes së lëndëve nga trekëndëshi avokat-prokurorgjykatës, me bekimin e politikës”, potencoi ai.”Sistemi i degraduar, i korruptuar dhe i stërkequr i drejtë- sisë kosovare çdo ditë bën shkeljen e të drejtave të qytetarëve, duke ua zvarritur proceset gjyqësore me muaj e vite, derisa ajo drejtësi ta ketë humbur kuptimin e saj, pasi rastet të kenë përfunduar me fatalitet si pasojë e neglizhencës së tepruar të prokurorisë dhe gjyqësorit të korruptuar kosovar”, u shpreh analisti Florim Zeqa.

Kur dështon ligji, ka sukses kanuni

Analisti Naim Kelmendi thotë se, fatkeqësisht, ky është një biznes kriminal që mund ta quajmë me këtë emër derisa kështu po bëhet siç tha trafikimi i drejtësisë në trekëndëshin avokatprokuror- gjykatës, duke realizuar seanca pa fund, pa ndonjë epilog të gjykimeve, por që kjo prek, rëndon apo i kushton xhepit të qytetareve të pambrojtur e të nëpërkëmbur, pa mundur asnjëherë që të marrin drejtësinë e pritur, që në të vërtetë iu takon me ligj.”Fatkeqësisht ky trafikim në drejtësinë kosovare në baza ditore e bën shitblerjen e lëndëve dhe të vet drejtësisë, duke i shkelur kështu drastikisht të drejtat elementare njerëzore e qytetare nga sistemi i degraduar dhe i korruptuar i drejtësisë në Kosovë. Gjithashtu, nga drejtësia e munguar qytetarëve u shkelen po ashtu të drejtat e tyre në ndarjen e drejtësisë derisa proceset zvarriten me vite, kështu që më pastaj kjo drejtësi e vonuar e humb kuptimin e vet dhe s’mund të quhet drejtësi fare”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi. Hasan Preteni, nga Qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet, ka veçuar se kriza më e madhe ka të bëjë me mosbesimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë, ku shumica vendosen që problemet t’i zgjidhin me metoda mesjetare, me Kanun.”Një pjesë nuk ankohet fare, kurse mjeranat më të mëdhenj janë ata që tentojnë që problemet t’i zgjidhin duke kërkuar ndihmë nga ‘shteti i së drejtës’ ata pësojnë më së shumti, humbin kohë, shpenzojnë para dhe në fund zhgënjehen. Nuk ka drejtësi në vend kur kryeprokurorët, kryegjykatësit dhe të tjerët që u betuan për ndarje të drejtësisë janë burim i së keqes, prodhojnë padrejtësi në emër të drejtësisë”, spikati për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni nga Qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet.

Proceset kurdisen, banditët falen

Analisti Naim Miftari ka vlerësuar se në një shtet që nuk mbrohet dhe nuk zbatohet njëjtë ligji për të gjithë, atëherë ai shtet nuk ka ardhmëri dhe e pret dështimi. Ndërsa, siç tha, kur flasim për drejtësinë në Kosovë gjithmonë e marrim fjalinë “drejtësi” me thonjëza, pasi të gjithë e kemi kuptuar në mënyra të ndryshme se nuk ka drejtësi në vendin tonë.”Nuk thirret drejtësi kur një i dyshuar për vrasje dhe krime të tjera i arrestuar kinse nga organet e drejtësisë shumicën e kohës e kalon në shtëpi, spital ose në restorante, hotele”, potencoi ai. “Kosova është i vetmi vend në Evropë që akoma pa ia nisur një gjykim dihet shumë mirë se kush mund të dënohet dhe kush jo, kjo tregon se mafia politike e lidhur me nëntokën e lidhur po ashtu me biznesmenë është më e fortë sesa ligji dhe drejtësia”, u shpreh Miftari.”Zvarritja e rasteve, humbja e provave kryesore, rrezikimi i dëshmitarëve, bëhen pjesë e lojës së ndytë që e bëjnë prokurorët, gjyqtarët, hetuesit dhe avokatët dhe të gjitha këto bëhen të dirigjuara nga politika e korruptuar”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Miftari.

(Kosova Sot)