Mobi Casa

Drejtësia kosovare në shërbim të sunduesve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arrestimet politike lënë njollë të zezë për Kosovën. Keqqeverisja tolerohet, opozita ndëshkohet

Opozita dhe analistët vlerësojnë që Qeveria po përdor sistemin e drejtësisë për të përçarë dhe për të shtypur opozitën e bashkuar

Kundërshtimet e mëdha në skenën politike kosovare kohëve të fundit u kurorëzuan me arrestime të deputetëve opozitarë dhe aktivistëve. Me vendimin e fundit të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese duket sikur veprimet kundërshtuese të opozitës ishin legjitime.

Hidromorava

Në këtë situatë me të drejtë lind pyetja se a ka në Kosovë drejtësi efikase, kur po arrestohen deputetët për aksione e veprime, ndërkaq që në anën tjetër pushtetarët po mbesin të paprekshëm, ndonëse të korruptuar dhe shpeshherë me shkelje dhe keqpërdorime.

Nga “Vetëvendosje!” për këtë temë u përgjigj për “Kosova Sot” Adonis Tahiri, i cili tha se aktualisht shteti i Kosovës është i kapur nga kjo Qeveri që udhëhiqet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. “Kryeministri i Kosovës ka plot 70 dosje në prokurori të dërguara menjëherë pasi e ka humbur Komunën e Prishtinës, pas evidentimeve që ka bërë ekzekutivi i ri komunal i udhëhequr nga Lëvizja “Vetëvendosje!”. Kapja e secilit institucion jo që nuk është ndalur, por po vazhdon edhe tash, përmes tentimeve të partive në pushtet për t’i rehatuar militantët e tyre, si në sistemin e drejtësisë, ashtu edhe në institucionet e tjera që do të duhej të ishin të pavarura”‘ deklaroi ai./kosova sot/