Drejtësia e Shantazhit e kthen Kosovën në kohën e Al Kaponës

Duke parë ndikimin e thellë të politikës në drejtësi, analistët e kësaj fushë, ekspertë të drejtësisë, shprehen shumë të shqetësuar nga fakti se si po vazhdon të përdoret shantazhi si mjet i punës, si në drejtësi ashtu edhe në politikë, gjithandej në institucionet e shtetit të kapura kriminalisht nga krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale.
Problem dhe shqetësim më vete paraqet mënyra se si po i përdorin nëntoka kriminale dhe politikanët dosjet për rivalet për shantazhe pushteti e jo për ta zbardhur drejtësinë, alarmojnë analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë. Kjo tregon më së miri se si dhe sa janë të kapur edhe prokurorët e gjyqtarët nga politika dhe nëntoka kriminale, e cila i shantazhon ata edhe me dosje, po që se vetëm pak ngrenë krye në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, që po e udhëheqin politikanët e inkriminuar bashkë me mafio-oligarkët e kriminalizuar, thonë analistët.
Kosova, shtet mafioz Këtë fakt e nxjerr shumë të pranishëm në drejtësinë kosovare edhe eksperti Blerim Burjani. “Shantazhi, presioni, po vazhdon të jetë mjet i përdorimit nga këta njerëz të paedukuar dhe fitimprurës në kurriz të qytetarëve, edhe në fushën e drejtësisë, duke e dëmtuar kështu qytetarin dhe shtetin dhe duke penguar pushtetin gjyqësor për të zbatuar kodet në fuqi. Kësaj edhe i thonë me të drejtë, drejtësi e kapur dhe e ndikuar nga shantazhet që si mjet shtesë i kapjes së drejtësisë nga interesat dhe grupet kriminale janë prezent gjithandej”, u shpreh ai. “Dëmet janë të mëdha dhe pasojat do të vërehen për një kohë të gjatë, kjo po ndodh për shumë vite me radhë, manipulimi me njerëz dhe raste duket të jenë bazamenti kryesor i një anarki në drejtësi”, tha Burjani për “Kosova Sot”.
Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi thotë për “Kosova Sot” se sistemi i drejtësisë kosovare ka degraduar prej vitesh, e për më keq e bën atë të kapur nga krimi i organizuar, mënyra se si po aplikohet edhe shantazhi si mjet pune për arritjen e qëllimeve të pista. “Fatkeqësisht, Kosovës nuk i duhet një sistem i tillë i drejtësisë, që shantazhin e ka mjet pune dhe që amniston nga përballja me drejtësinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin, që amniston mafinë politike e nëntokën kriminale, duke mos mundur për kaq vite që në Kosovë të instalohet shteti juridik me sundim të rendit dhe ligjit, mbi baza të shëndosha profesionale dhe i pavarur nga politika”, u shpreh ai. “Për më tepër drejtësia ka degraduar gjithnjë e më shumë, korrupsioni thuajse është bërë kancer i pashërueshëm i shoqërisë dhe krimi i organizuar po e sfidon drejtësinë e “sëmurë” nga brenda, kështu që lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit nuk po arrin asnjëherë të jetë efikase, vazhdon të jetë problem primar i shoqërisë, pasi që është në pyetje vetë mungesa e vullnetit të politikës korruptive që të heqë dorë nga ndikimi në drejtës. Për këtë arsye, Kosova po i ngjan një shteti mafioz, si në kohën e ‘Al Kaponës, e Koza Nostrës, e ku fatkeqësisht të fortët e mafiopolitikës dhe nëntoka e krimit e bëjnë rendin dhe ligjin, e përdorin si mjet shantazhin edhe vetë qëndrojnë të paprekshëm mbi ligjin”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.
PRETENI: SHANTAZHOHEN PROKURORË, HETUES E GJYQTARË QYSH NGA FAZA E EMËRIMIT TË TYRE DHE RASTET QË ATA MUND T’I TRAJTOJNË
Edhe ish-kreu i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, thotë se shantazhimi është mënyra e vetme e veprimit në politikën dhe drejtësinë e Kosovës.”Shantazhohen politikanët nga veprimet e tyre joligjore dhe pasuria e krijuar jashtëligjshëm. Shantazhohen titullarët e institucioneve “të pavarura”nga mosprofesionalizmi i tyre, pozicionimi, mandati dhe shkarkimi. Shantazhohen prokurorë, hetues e gjyqtarë qysh nga faza e emërimit të tyre dhe rastet që ata mund t’i trajtojnë. Shantazhohen zyrtarët nga titullarët e tyre se do t’i largojnë nga puna nëse nuk bëhen të dëgjueshëm, se bisedat e tyre janë duke u përgjuar, se kompjuterët e tyre do të “kontrollohen nga Forenzika'”, theksoi ai. “Definitivisht është krijuar një strukturë dhe një rreth vicioz, i cili shantazhin e ka bazë të veprimit. Shantazhi, mjerisht, është bërë sistem. Vlerat reale, profesionalizmi edukimi, integriteti, etika dhe morali, janë kategori të degraduara. Kështu funksionojnë institucionet, kështu po i dikton politika. Të kritikosh e të mos etiketohesh, të mos të sulmojnë familjen dhe të kaluarën, kjo është e pamundur”, shtoi më tutje Preteni.”Të emërosh një të pakurrizor në një pozitë në mënyrë të pamerituar është sinjal se me atë ti mund të manipulosh si të duash, e pozicionon, i jep pagë dhe privilegje tjera, lakmitari vepron pastaj si të kërkojë “bossi”. E ajo pagë, ai pozicionim në bashkëdyzim me paditurinë dhe paintegritetin personal mbahen në jetë vetëm me shantazh. Personat me vlerë dhe me edukatë nuk shantazhohen. Kjo situatë nuk ndryshohet lehtë, nuk ndryshohet me marrjen e masave vetëm në një sektor të caktuar. Kjo shoqëri, ky shtet, ka nevojë për një operacion të thellë. Mosrespektimi i profesionalizmit, mosrespektimi i vlerave reale, nuk na shpien askund”, vlerësoi ai për “Kosova Sot”.
Hasan Preteni KELMENDI: KEMI NJERËZ TË SHANTAZHUAR NË POLICI, NË PROKURORI DHE NE GJYKATAT E KOSOVËS
Prof. i së drejtës, Muhamet Kelmendi, tha për “Kosova Sot” se marrë në tërësi sistemin juridik në Kosovë dhe, jo vetëm ai, por edhe policinë, janë nën diktatin e subjekteve politike që kanë udhëhequr shtetin mbi 10 vjet dhe kështu edhe metodën e shantazhit e kanë shumë të perfeksionuar.”Që para shpalljes së Pavarësisë, edhe pas vitit 2008, nëpër sistem të tillë janë vendosur njerëz të shantazhuar dhe nën diktatin e disa forcave antishtetërore. Në kuadër të kësaj kemi njerëz të tillë të shantazhuar në polici, në prokurori dhe ne gjykatat e Kosovës. Kemi pra njerëz nga më të ndryshmit. Këtu mendoj: 1. Në grupin i njerëzve që vijnë nga ish-regjimi serbomadh dhe që i kanë shërbyer atij sistemi okupues, duke dhunuar dhe bërë krime mbi shqiptarët, 2. Grupi që është i dërguar nga mafia ekonomike kriminale për t’u shërbyer dhe 3. Grupi i krijuar nga udhëheqja e shtetit në 10 e më shumë vjet në pushtet”, u shpreh ai. “Të tri këto grupe të njerëzve janë të punësuara në polici, kryesisht në strukturën komanduese, në Prokurori të Shtetit dhe në atë speciale, në gjykata etj. Duhet thënë se këta njerëz janë shumë lehtë të shantazhuar dhe nëse nuk u shërbejnë pronarëve- padronëve, ata shantazhohen me provat kriminale dhe kapen. Prandaj, duke e ditur këtë kemi një shërbim shumë të devotshëm që kryhet nga ana e tyre ndaj padronëve vetëm e vetëm që mos të zbulohen dhe të dënohen” , vijoi më tej Kelmendi për “Kosova Sot”.
MIFTARI: SHANTAZHOHEN PROKURORËT DHE GJYQTARËT, KUR KËTA TENTOJNË TË DALIN JASHTË URDHRAVE QË U VIJNË NGA BOSËT E KRIMIT TË ORGANIZUAR
Shantazhin si traditë kriminale që përdoret në drejtësinë kosovare e konstaton edhe eksperti Naim Miftari. “Shantazhet dhe hakmarrjet përmes drejtësisë dhe dosjeve kriminale nuk janë risi te ne dhe nuk kanë të ndalur. Sipas mendimit tim, ato po përdoren ditaditës me intensitet të shtuar. Pra, mund të thuhet lirisht se dosjet reale, por edhe dosjet e manipuluara, nuk përdoren për zbatimin e ligjit dhe drejtësisë, por përdoren për përfitime materiale politike dhe për etiketime të kundërshtarëve politik por edhe të bizneseve dhe kontrabandave”, vlerësoi ai. “Aq poshtë shkon puna kur edhe një bisedë telefonike krejt private keqpërdoret në mënyrat më të ulëta dhe primitive. Bisedat private telefonike të kaluarat prokomuniste jugosllave dhe pasuritë e tyre janë sferat me të cilat shantazhohen prokurorët dhe gjyqtarët, kur këta tentojnë të dalin jashtë urdhrave që u vijnë nga lart nga kupola politike e korrupsioni dhe nga bosët e krimit të organizuar”, tha Miftari për “Kosova Sot” “Kosova po i ngjan një shteti mafioz, si në kohën e Al Kaponës e Koza Nostrës, e ku fatkeqësisht të fortët e mafio-politikës dhe nëntoka e krimit i bëjnë rendin dhe ligjin, e përdorin si mjet shantazhin edhe vetë qëndrojnë të paprekshëm mbi ligjin”, thotë analisti Naim Kelmendi për “Kosova Sot”
Duke parë ndikimin e thellë të politikës në drejtësi, analistët e kësaj fushë, ekspertë të drejtësisë, shprehen shumë të shqetësuar nga fakti se si po vazhdon të përdoret shantazhi si mjet i punës, si në drejtësi ashtu edhe në politikë, gjithandej në institucionet e shtetit të kapura kriminalisht nga krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale. Problem dhe shqetësim më vete paraqet mënyra se si po i përdorin nëntoka kriminale dhe politikanët dosjet për rivalet për shantazhe pushteti e jo për ta zbardhur drejtësinë, alarmojnë analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë. Kjo tregon më së miri se si dhe sa janë të kapur edhe prokurorët e gjyqtarët nga politika dhe nëntoka kriminale, e cila i shantazhon ata edhe me dosje, po që se vetëm pak ngrenë krye në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, që po e udhëheqin politikanët e inkriminuar bashkë me mafio-oligarkët e kriminalizuar, thonë analistët. Kosova, shtet mafioz Këtë fakt e nxjerr shumë të pranishëm në drejtësinë kosovare edhe eksperti Blerim Burjani. “Shantazhi, presioni, po vazhdon të jetë mjet i përdorimit nga këta njerëz të paedukuar dhe fitimprurës në kurriz të qytetarëve, edhe në fushën e drejtësisë, duke e dëmtuar kështu qytetarin dhe shtetin dhe duke penguar pushtetin gjyqësor për të zbatuar kodet në fuqi. Kësaj edhe i thonë me të drejtë, drejtësi e kapur dhe e ndikuar nga shantazhet që si mjet shtesë i kapjes së drejtësisë nga interesat dhe grupet kriminale janë prezent gjithandej”, u shpreh ai. “Dëmet janë të mëdha dhe pasojat do të vërehen për një kohë të gjatë, kjo po ndodh për shumë vite me radhë, manipulimi me njerëz dhe raste duket të jenë bazamenti kryesor i një anarki në drejtësi”, tha Burjani për “Kosova Sot”.
Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi thotë për “Kosova Sot” se sistemi i drejtësisë kosovare ka degraduar prej vitesh, e për më keq e bën atë të kapur nga krimi i organizuar, mënyra se si po aplikohet edhe shantazhi si mjet pune për arritjen e qëllimeve të pista. “Fatkeqësisht, Kosovës nuk i duhet një sistem i tillë i drejtësisë, që shantazhin e ka mjet pune dhe që amniston nga përballja me drejtësinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin, që amniston mafinë politike e nëntokën kriminale, duke mos mundur për kaq vite që në Kosovë të instalohet shteti juridik me sundim të rendit dhe ligjit, mbi baza të shëndosha profesionale dhe i pavarur nga politika”, u shpreh ai. “Për më tepër drejtësia ka degraduar gjithnjë e më shumë, korrupsioni thuajse është bërë kancer i pashërueshëm i shoqërisë dhe krimi i organizuar po e sfidon drejtësinë e “sëmurë” nga brenda, kështu që lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit nuk po arrin asnjëherë të jetë efikase, vazhdon të jetë problem primar i shoqërisë, pasi që është në pyetje vetë mungesa e vullnetit të politikës korruptive që të heqë dorë nga ndikimi në drejtës. Për këtë arsye, Kosova po i ngjan një shteti mafioz, si në kohën e ‘Al Kaponës, e Koza Nostrës, e ku fatkeqësisht të fortët e mafiopolitikës dhe nëntoka e krimit e bëjnë rendin dhe ligjin, e përdorin si mjet shantazhin edhe vetë qëndrojnë të paprekshëm mbi ligjin”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.