Fundamenti

Dramë në burgun grek: Shqiptari Alket Rizai merr peng 6 roje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Malandrino (Greqi) – Vazhdoi gjatë gjithë natës pengmarrja në burgun e Malandrinos, në Greqi, ku Alket Rizai, ku i dënuari shqiptar Alket Rizai ka marrë peng 4 zyrtarë të burgut dhe 2 persona të tjerë dhe kërcënon me lëndë eksplozive dhe një thikë.

Gjate natës janë dëgjuar të shtëna në burg, por Rizai thotë se ka qëlluar policia greke. Ai bën te ditur se nuk do dorëzohet deri sa t’i dërgojnë një makinë për t’u larguar nga burgu. “Ose dal që këtej i sigurt, ose 9 familje do të mbushen me lule”, ka thënë Rizai.

Në negociata merr pjesë avokati i Alketit dhe e dashura e tij Sula, që i kërkojnë të dorëzohet. “Alket, mos merr jetë të pafajshme”, ka thënë avokati, i cili i përshkruan gjendjen e klientit te tij, shumë të rënduar psikologjikisht.

Sipas BW, nuk është e qartë nëse këta të fundit janë robër apo mburoja njerëzore që i përdor pengmarrësi. Sipas disa informacioneve të tjera, pengjet e Rizait janë vetëm 2 zyrtarë të burgut.

Thuhet se nga ora 21:00, Rizai mban në duar dy granata dore dhe një thikë duke kërcënuar për të hedhur në erë burgun me 200 gr eksploziv, në qoftë se nuk e lënë të lirë. Gjithashtu mësohet se disa nga kamerat e burgut janë thyer dhe dritat janë shuar. Situata është shumë e rrezikshme, pasi siç shkruajnë mediat greke, Alket Rizai është nën ndikimin e substancave narkotike. Në anën e tij është edhe një grup i të burgosurve shqiptarë, të cilët e mbështesin.

Mobi Casa

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë, Skandamis Marios ka shkuar në burgun e Malandrinos, ndërsa krerët e ministrisë monitorojnë zhvillimet. Sipas Ministrisë nuk bëhet fjalë për eksploziv.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë si dhe zyrtarët e burgut që ishin jashtë detyrës. Mësohet se po zhvillohen negociatat për lirimin e pengjeve.

I dënuari shqiptar Alket Rizai ka ikur dy herë nga burgu i Koridhalos me helikopter së bashku me të dënuarin grek Vasilis Paleokostas. Arratisja e parë ndodhi më 4 qershor 2006 dhe Rizai u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa arratisja e dytë ishte më 22 shkurt 2009. Ai u arrestua përsëri më 17 nëntor 2009 së bashku me partneren e tij, Soula Mitropia dhe që prej atëherë vuante dënimin në burgun e Malandrinos.

Në korrik të vitit 2011, në një intervistë nga burgu i Grevenës, Alket Rizai njoftoi një arratisje të tretë, gjatë një interviste për Gazeta Shqiptare: “Grekët më kanë marrë vitet më të bukura të jetës sime, kështu që unë do të iki përsëri. Nuk do të ndalem, më mirë të më vrasin”.