Fundamenti

Drama presidenciale e Thaçit, mes Speciales dhe zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Koha po punon kundër ambicieve të zëvendësit të Isa Mustafës. Liderin e PDK-së e pret një vit i vështirë politik e juridik

“Siç duket, Thaçi në asnjërin variant nuk e ka një të ardhme të ndritshme, nuk po e presin ditë të mira. Situata çdo ditë e më shumë po komplikohet për të. Ndoshta do të jetë një fat për Kosovën që të mos komprometohet Kosova me një president të tillë si Hashim Thaçi”, tha deputeti i koalicionit qeverisës, Adem Salihaj, për “Kosova Sot”

ARKATANA

Marrëveshja në letër me LDKnë ia mundëson Hashim Thaçit që të ulet pas disa muajsh në karrigen e të parit të shtetit, por zhvillimet politike dhe juridike mund të sjellin befasi për liderin aktual të PDK-së. Kriza që ka shpërthyer pas marrëveshjeve të 25 gushtit dhe Gjykata Speciale, e cila njërin nga “klientët” mund ta ketë edhe protagonistin e raportit të Dik Martit, Hashim Thaçin, janë bërë pengesa serioze të ambicies presidenciale të këtij të fundit.

Një nga deputetët e LDK-së, që bën pjesë në grupin e kundërshtarëve të zgjedhjes së Thaçit president të vendit, Adem Salihaj, i kontaktuar nga gazeta, ka pohuar se rrethanat politike janë komplikuar aq shumë dhe po shkaktojnë ngecje serioze në të gjitha fushat e funksionimit të shtetit, duke mos përjashtuar edhe nevojën e shkuarjes së shpejtë në zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.