RCCOLA

Drama e nënës shqiptare që vrau dhëndrrin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Filmi “Am helllichten Tag” bën fjalë për fatin e Salihes, që vrau dhëndrrin keqtrajtues të të bijës. Shfaqet sonte në 3sat, në orën 23.25

Në vitin 2000, Salihja, një nënë shqiptare e moshës së mesme, vret në mes të rrugës dhe ditën për diell dhëndrrin e saj, burrin e të bijës. Në këtë mënyrë ajo po e dënonte atë për mbylljen dhe keqtrajtimet e tmershme që ai i bënte bashkëshortes, gjegjësisht të bijës së Salihes, Teutës atëbotë 17 vjeçare.

Vetë akti i vrasjes kishte ndodhur pasi që Salihja e kishte ndjerë verten të kërcënuar nga dhüëndrrr, pas një fjalosjeje që kishin pasur rreth Teutües. Gjykata e dënon Salihen me 6 vjet e gjysmë heqje lirie por pa vendim për dëbim nga vendi pas kryerjes së burgut.

Mirëpo, kur Salihja, në qershor të vitit 2004, lirohet para kohe nga burgu, Policia për të huaj vendos që megjithatë ta deportojë në Kosovë. Salihja jeton në Prishtinë, pa familje, pa miq, pa punë dhe në frikë të përhershme nga hakmarrja e familjes së viktimës.

Hidromorava

Avokati dhe kritiku i sistemit juridik nga Bazeli, Peter Zihlmann shkruan një libër mbi fatin e saj dhe lufton për atë që Salihja të ketë mundësi të kthehet sërish në Zvicër. Nga kjo lind një lëvizje e gjerë solidarizimi me Salihen.

Dhjetë vjet pas kryrejes së vrasjes dhe rreth pesë vjet pas dëbimit të Salihes nga Zvicra, Policia për të huaj vendos, befasisht, për kthimin e saj në Zvicër. Por, vajza e Salihes ndërkohë ka vdekur pasi i ishin bërë disa transplantime të pasuksesshme organesh.

Filmi dokumentar që shfaqet sonte në 3sat, nga ora 23.25 deri në orën 0.10 e pasqyron këtë rast të dhimbshëm. (albinfo.ch)