Drafti i reformës zgjedhore, pas dy javësh

Reforma zgjedhore shumë shpejt do ta marrë epilogun. Komisioni Parlamentar për Legjislacion brenda dy javësh do ta përgatisë dhe paraqesë para Kuvendit draftin e parë.
Nga anëtarët e këtij komisioni bëhet e ditur se javën e ardhshme do të jetë takimi i radhës, ku pritet se do të ketë përafrim të qëndrimeve në mes të subjekteve politike për çështjet që deri më tani nuk ka pasur pajtim.
Zyrtarët e këtij komisioni janë optimistë se në mesin e muajit shkurt do të jetë i gatshëm drafti i parë dhe do t’i paraqitet Kuvendit për leximin e parë.
Sipas tyre, reforma zgjedhore mund të përmbyllet në muajin shkurt…(Zëri)