Eko Higjiena

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën me vlerësime të përziera

/ 6 minuta lexim

Komisioni Evropian, raportin vjetor të progresit për Kosovën për këtë vit e nis me faktin se ka pasur një stabilitet politik, falë shumicës së madhe që kishte siguruar Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021, por që në fillim nuk heziton të kritikojë Kuvendin e Kosovës për ngecje në miratimin e legjislacionit, në të shumtën e rasteve për shkak të mungesës së kuorumit, pjesërisht edhe për shkak të bojkotit nga ana e opozitës.

“Në Kosovë, qeveria e zgjedhur në vitin 2021, ka gëzuar një stabilitet politik dhe institucional falë shumicës solide. Kjo do të ishte dashur t’i ketë dhënë Kosovës mundësinë për të përshpejtuar përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe intensifikimin e aktiviteteve legjislative, përfshirë edhe ato të lodhur ame reformat drejt BE-së. Megjithatë, mungesa e shpeshtë e kuorumit në Kuvend, si dhe bojkoti i partive opozitare ka shkaktuar vonesa në miratimin e ligjeve kyç” thuhet në raport.

Aty shtohet se “janë të nevojshme përpjekjet për të forcuar rolin e Kuvendit si një forum për dialog konstruktiv politik dhe për ndërtim të konsensusit, sidomos lidhur me agjendën e reformave drejt BE-së”.Ky draft-raport për dështime fajëson edhe menaxhimin e dobët të agjendës legjislative nga ana e Kuvendit.

Por nuk ka shumë çështje politike kësaj radhe në raportin e progresit, sepse këtë vit fokus i madh u është kushtuar prioriteteve që kanë të bëjnë me përafrimin me politikat e BE-së në disa fusha, nga ato ekonomike dhe të energjisë e deri te digjitalizimi dhe plani evropian për investime në Ballkan.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevoja që ai të prodhojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, kësaj radhe është përmendur më shumë se në paketat e mëparshme të zgjerimit. Kjo përmendet edhe në raportin për Kosovën, edhe në atë për Serbinë, por edhe në strategjinë e përgjithshme duke konstatuar se ai është një prej prioriteteve që ka ndikim në stabilitetin dhe të ardhmen e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Prandaj edhe nga Kosova, edhe nga Serbia kërkohet që, si çështje me prioritet, të bëhet përparim në dialog drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve.Në pjesën e raportit për Kosovën kërkohet që Kosova të angazhohet me më shumë konstruktivitet edhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tash në dialog. Ndërsa, në raportin për Serbinë kërkesa ndaj të dyja palëve është pak më konkrete.

“Kosovës dhe Serbisë tash u kërkohet që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe t’i avancojnë negociatat për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizim pa vonesa të reja.e një marrëveshjeje të tillë është nevojë urgjente dhe kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të avancojnë në rrugëtimin e tyre përkatëse evropiane”, thuhet në raport.

Kësaj radhe, Kosova nuk kritikohet për qëllimet që ka për vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve, por përshëndetet fakti se Kosova ka shprehur gatishmërinë që në tërësi t’i zbatojë këshillat e Komisionit të Venecias dhe të bashkëpunojë me BE-në në këtë drejtim. Dhe konstatimi për gjyqësorin e Kosovës është po aq i mjerueshëm sikur edhe më parë. Ai është jo efikas, i ngadalshëm dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të panevojshme.

Uji Dea

Sa i përket luftës kundër korrupsionit thuhet se është arritur “njëfarë progresi” dhe përmendet miratimin i legjislacionit të rëndësishëm anit-korrupsion.

“Ka nevojë që të përmirësohet implementimi i kornizës së përgjithshme ligjore. Nevojiten përpjekje të qëndrueshme për të pasur më shumë hetime pro aktive, vendime finale të gjykatave dhe konfiskim përfundimtar të aseteve, përkundër përpjekjeve të bëra deri me tash, ka nevojë për vullnet të fortë politik për të vazhduar adresimin efikas të rrezikut për korrupsion sistematik dhe përgjigje robuste penale ndaj korrupsionit në nivel të lartë” thuhet në këtë dokument të Komisionit Evropian.

Kosova është “në fazën e hershme” sa i përket kritereve ekonomike dhe ndërtimit në një ekonomie funksionale të tregut. Vlerësohet fakti se ekonomia dëshmoi një rezistencë gjatë krizës së pandemisë por mbeten ende sfida strukturale, siç është ekonomia joformale, korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit, që pengojnë zhvillimin e sektorit privat.Kosova vlerësohet pozitivisht për atë që quhet “qëndrim të duhur fiskal” ndaj presioneve lidhur me pensionet e veteranëve të luftës dhe Trustit të kursimeve pensionale.

Shqetësim, Komisioni shpreh për gjendjen energjetike në Kosovë.“Furnizimi me energji i bazuar në qymyr, i vjetruar dhe i pasigurt, mbeten shqetësim. Kosovës ende i mungon një strategji afatgjate energjetike” thuhet tutje në raport.

Ky raport përmend se si agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që të rritet nevoja për forcimin e lodhjeve të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe solidariteti i ndërsjellë. Të gjitha vendet e rajonit vlerësohen se janë përshtatur me qëndrimet e BE-së.Mirëpritet dhe vlerësohet se këtë në mënyrë të njëanshme e ka bërë edhe Kosova. Por Serbia kritikohet ashpër për « ecje prapa » në përshtatjen me politikat e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, përfshirë dhe në raporte më sanksionet ndaj Rusisë. Serbia, sipas raporti, vitin e kaluar e ka pasur nivelin e përshtatjes m BE-n 64 për qind, ndërsa tash ka rënë në 45 për qind. Vetëm Turqia është me keq sepse ajo në vetëm 7 për qind të rasteve i ka përshtatur qëndrimet e saja me ato të BE-së.

Turqia dhe Serbia vazhdojnë të jenë të vetmet vende kandidate që nuk i kanë mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Prandaj, edhe me këto raporte u është përsëritur thirrja që ta bëjnë këtë.Tekstet e paketës së zgjerimit dhe raporteve individuale të progresit pritet të miratohen në takimin e kolegjit të komisionerëve, të mërkurën më 12 tetor./eo/