Uji Dea

Dr. Sejdulla Mahmuti, doajeni i Kirurgjisë së Anamoravës dhe kolona kryesore e Spitalit të Gjilanit

/ 9 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Spitali i Gjilanit njihet për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Dr. Sejdulla Mahmutit, i cili nga kolegët e tij konsiderohet si doajeni i kirurgjisë së Anamoravës. Me një karrierë mbi 35 vjet si shef i kirurgjisë, Dr. Mahmuti është ndër kirurgët e rrallë që ka vazhduar punën pas luftës, së bashku me Dr. Ilaz Poroshticën, duke lënë gjurmë të thella në shërbimin shëndetësor lokal. Në historinë e shëndetësisë së Gjilanit dhe Anamoravës, emri i Sejdullah Mahmutit qëndron si një pikë referimi e mjekësisë kirurgjikale. Si kirurg i përgjithshëm dhe për një periudhë edhe si shef i Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin Regjional të Gjilanit, ai ka lënë gjurmë të qëndrueshme në trajtimin dhe kujdesin shëndetësor të shumë pacientëve, duke ngritur standardet e praktikës kirurgjike në rajon. Kolonel Donald Cavalo i cili ka bashkëpunuar ngushtë me dr. Sejdën e ka quajtur atë enciklopedia e kirurgjisë. “dr, Sejdulla Mahmuti është dhe do të mbetet pjesë e enciklopedisë së kirurgjisë dhe mjekësisë në Anamoravë”. Tashmë të gjithë e thonë se kirurgjia në Anamoravë identifikohet me emrin e Sejdulla Mahmutit.

Dr. Sejdulla Mahmuti është një kirurg me duar të arta, të afta të shndërrojnë sfidën më të ndërlikuar kirurgjikale në një art të përkryer. Çdo lëvizje e tij në sallën e operacionit është e matur, precize dhe e qetë, si një piktor që punon me pëlhurë të gjallë.

Eksperienca mbi 35-vjeçare i ka dhuruar njohuri të thella, ndërsa intuita e tij kirurgjikale është pasqyrë e një përkushtimi të pashoq ndaj jetës dhe shëndetit të pacientëve. Me profesionalizëm, durim dhe vizion të qartë, Dr. Mahmuti ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Spitalin e Gjilanit, duke u bërë jo vetëm një shembull i përkushtimit mjekësor, por edhe një simbol i besimit dhe shpresës për komunitetin që ai shërben.

Dr. Sejdulla Mahmuti, kirurgu që e jetoi profesionin si mision

Në jetën e çdo qyteti ka njerëz që nuk maten vetëm me titujt apo profesionin që ushtrojnë, por me gjurmën që lënë në jetët e të tjerëve. Një i tillë është edhe Sejdulla Mahmuti, një figurë e njohur e kirurgjisë në Gjilan, i cili për dekada të tëra e ka jetuar profesionin jo si detyrë, por si mision human. Me një bagazh të pasur intelektual dhe profesional, ai ka qenë gjithmonë pranë pacientëve të tij, pa ditur të thotë “jo” kur dikush kërkonte ndihmë.

Në sallën e operimit, aty ku vendimet merren në sekonda dhe ku fati i jetës shpesh varet nga duart e kirurgut, Dr. Mahmuti ka dhënë gjithçka nga vetja. Duart e tij të shkathëta dhe përvoja e gjatë kanë qenë shpesh shpresa e fundit për shumë pacientë. Falë përkushtimit të tij dhe të kolegëve, kirurgjia në Gjilan u ngrit në një nivel më të përgatitur dhe më të besueshëm për qytetarët.

“Unë e kam dhënë maksimumin dhe shpresoj shumë që populli, qytetarët dhe pacientët ta kuptojnë misionin e mjekut – kirurgut. Kam punuar dhe jetuar me ndërgjegje e përkushtim dhe nuk kam ditur asnjëherë të frikësohem apo të nënshtrohem prej askujt. Salla e operimit për mua ka qenë beteja finale ku jam përpjekur të shpëtoj jetë njerëzish”, shprehet ai për rajonipress.

Këto fjalë nuk janë vetëm një reflektim personal, por një dëshmi e një jete të tërë të përkushtuar ndaj profesionit dhe ndaj njerëzve. Sepse për mjekë si Dr. Sejdulla Mahmuti, kirurgjia nuk është vetëm shkencë, është përgjegjësi, sakrificë dhe një betim i heshtur për të mbrojtur jetën.

Shumë nga zhvillimet dhe angazhimet e rëndësishme të spitalit të Gjilanit kanë kaluar përmes duarve të tij, ndërsa ekspertiza e tij profesionale ka qenë e kërkuar edhe nga gjyqësori, duke dhënë vlerësime të sakta dhe të besueshme.

Përveç kontributit në kirurgji dhe shëndetësi, Dr. Mahmuti ka dhënë ndikim të madh edhe në fushën e industrisë së sigurimeve, duke sjellë standarde profesionale dhe vlerësime të besueshme për departamentet shëndetësore dhe institucionet e tjera.

Ka shumë mirënjohje e medalje mbi 15 prej tyre dedikuar profesionalizmit dhe përkushtimit shëndetësor.

Dr. Sejdulla Mahmuti, ekspert i kirurgjisë dhe partner kyç i KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë

Dr. Sejdulla Mahmuti ka zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me forcat amerikane të KFOR-it dhe strukturat e NATO-s në Kosovë, ku ka demonstruar një nivel të lartë profesionalizmi dhe ekspertize kirurgjikale. Si kirurg me përvojë të jashtëzakonshme, ai ka kryer me sukses intervenime komplekse gjatë këtij bashkëpunimi, duke kontribuar në avancimin e kapaciteteve mjekësore lokale dhe përmirësimin e standardeve të kujdesit shëndetësor në rajon.

Kontributi i tij në koordinimin dhe integrimin e praktikave kirurgjikale me protokollet ndërkombëtare është dëshmi e një bashkëpunimi të frytshëm dhe një shembull i rëndësishëm i profesionit mjekësor në kontekstin e misioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe ndihmës humanitare në Kosovë.

Dr. Sejdulla Mahmuti, kirurg me përvojë të jashtëzakonshme dhe ekspert i njohur në fushën e kirurgjisë, ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane për kontributin e tij të veçantë në bashkëpunimin me forcat KFOR dhe NATO në Kosovë.

Për profesionalizmin, përkushtimin dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kapaciteteve mjekësore lokale, Dr. Mahmuti është dekoruar me medalje nga të dyja strukturat ndërkombëtare, një njohje që pasqyron rol të jashtëzakonshëm në avancimin e standardeve të kujdesit shëndetësor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në misionet humanitare dhe paqeruajtëse në rajon.

Sejdulla Mahmuti, kirurg i përkushtuar dhe themelues i kirurgjisë në Anamoravë

Uji Dea

Në historinë e shëndetësisë së Anamoravës, emri i Sejdullah Mahmutit qëndron si simbol i përkushtimit, dijes dhe profesionalizmit të jashtëzakonshëm. Me sy klinik të hollë dhe dorë të sigurt, ai nuk ka qenë thjesht një kirurg, por një themelues i praktikës kirurgjikale në rajon, një profesionist i palodhur që ka ngritur standardet e kujdesit shëndetësor dhe ka shpërndarë dijen e tij te brezat e ardhshëm të mjekëve.

Figura e tij përfaqëson vizionin e një profesionisti që punon me zemër, me përgjegjësi dhe me dashuri për jetën e pacientëve, duke e bërë kirurgjinë në Anamoravë një histori suksesi dhe një shembull frymëzimi për komunitetin.

Karriera e tij filloi pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, dhe u shtri për dekada të tëra në shërbim të pacientëve dhe komunitetit. Me njohuri të thella, dorë të sigurt dhe sy të hollë klinik, Mahmuti është parë nga kolegët dhe pacientët si një profesionist i pakrahasueshëm, i përkushtuar jo vetëm ndaj teknikës mjekësore, por edhe ndaj mirëqenies së secilit pacient.

Përveç ndërhyrjeve të përditshme kirurgjikale, ai ka luajtur një rol vendimtar në organizimin dhe menaxhimin e departamentit, duke siguruar koordinimin e stafit mjekësor dhe standardet e larta profesionale. Për stafet e reja kirurgjike, Mahmuti ka qenë një mentor dhe model i përkushtimit, duke transmetuar njohuri, disiplinë dhe etos pune të jashtëzakonshme.

Puna e tij nuk ka qenë e lehtë, ai ka përballuar raste komplekse dhe sfida të shumta në praktikën klinike. Por përkundër çdo vështirësie, përkushtimi i tij ndaj shëndetit të komunitetit dhe përpjekja për të ngritur kirurgjinë në nivel profesional dhe human kanë qenë gjithmonë prioritet.

Figura e Sejdulla Mahmutit mbetet një simbol i profesionit mjekësor në Anamoravë, një kirurg që i ka dhënë një dimension të ri kujdesit shëndetësor, duke u bërë pjesë e historisë së shëndetësisë rajonale dhe një shembull frymëzues për brezat e ardhshëm të mjekëve.

Kirurgët e ushtrisë amerikane ndihmojnë spitalin e Gjilanit, bashkëpunim me mjekët vendas

Mediat amerikane, kirurgët e profesionistët e kësaj fushe e kanë kuptuar me kohë rolin, ndikimin dhe profesionalizmin e madh që ka shfaqur dr. Sejda, andaj edhe për të janë shkruar shumë artikuj.

“Një ekip kirurgësh të ushtrisë amerikane nga Task Force Med Falcon ka zhvilluar për mbi 15 vite një program ndihme kirurgjikale në spitalin e Gjilanit, ku bashkëpunon ngushtë me mjekët vendas, duke përfshirë edhe Dr. Sejdulla Mahmuti, kirurg i njohur i spitalit të Gjilanit.

Kapiteni Michael Deboisblanc, shef i kirurgjisë për këtë ekip, thekson se Dr. Mahmuti dhe stafi i tij janë shumë të hapur ndaj teknikave të reja kirurgjikale që sjellin kirurgët amerikanë. Ky bashkëpunim ka krijuar një përvojë të vlefshme mësimore për të dyja palët dhe ka ndihmuar përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Programi përfshin operacione të përgjithshme dhe ortopedike, ndërsa pacientët përzgjidhen çdo javë për t’u trajtuar nga ekipi i përzier amerikan-kosovar. Përveç operacioneve, zhvillohen edhe konferenca dhe takime profesionale me mjekët lokalë për shkëmbimin e përvojave dhe prezantimin e teknikave të reja.

Megjithatë, sipas kirurgëve amerikanë, sfidat mbeten të mëdha, sidomos përsa i përket pajisjeve të vjetruara dhe nevojës për modernizim të infrastrukturës spitalore në Kosovë.

Ky program bashkëpunimi synon të sjellë përmirësime të qëndrueshme në sistemin shëndetësor lokal dhe të rrisë kapacitetet kirurgjikale në rajon.

Dr. Sejdulla Mahmuti, kirurg në spitalin e Gjilanit, dhe mjekë të tjerë të stafit janë “shumë të hapur” ndaj teknikave të reja që kirurgët e TFMF u demonstrojnë, tha Deboisblanc” është një shkrim që flet për punën e dr. Sejdulla Mahmutit.

Kolonel Donald Cavalo i cili ka bashkëpunuar ngushtë me dr. Sejdën e ka quajtur atë enciklopedia e kirurgjisë. “dr, Sejdulla Mahmuti është dhe do të mbetet pjesë e enciklopedisë së kirurgjisë dhe mjekësisë në Anamoravë”. /rajonipress/