ARKATANA

Dr. Osman Ramadani, dora magjike e kujdesit mjekësor në poliklinikën UNICAMED

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Osman Ramadani është një nga mjekët e njohur internistë në Gjilan, i cili prej vitesh ushtron profesionin e tij me përkushtim në sektorin publik dhe atë privat, duke u bërë një emër i respektuar në mesin e pacientëve dhe kolegëve.

Në një kohë kur çdo pacient kërkon jo vetëm trajtim, por edhe kujdes të vërtetë, pak mjekë arrijnë të kombinojnë dijen shkencore me ngrohtësinë njerëzore. Osman Ramadani është një ndër ata që posedon atë “dorë magjike” që jo vetëm shëron, por edhe edukon dhe udhëheq.

I palodhur dhe gjithmonë i përkushtuar, ai nuk e sheh punën thjesht si detyrë profesionale, për pacientët e tij, çdo konsultë është një mundësi për të dhënë njohuri, këshilla dhe mbështetje, duke krijuar një lidhje besimi dhe respekti që shtrihet shumë përtej sallës së vizitës.

Për Dr. Ramadanin, mjekësia nuk është vetëm art i shërimit, por edhe mision i ndërtimit të shëndetit dhe vetëdijes tek çdo individ që troket në dyert e tij.

Ai është pjesë e stafit mjekësor në Spitali i Përgjithshëm Gjilan, ku merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të brendshme, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për një numër të madh pacientësh nga rajoni i Anamoravës. Përvoja e tij klinike dhe qasja profesionale e kanë bërë atë një nga mjekët e besueshëm në këtë institucion.

Paralelisht me angazhimin në sektorin publik, Dr. Ramadani vepron edhe në sektorin privat, në kuadër të UNICAMED, ku vazhdon të ofrojë shërbime mjekësore për pacientët që kërkojnë konsultime dhe trajtime specialistike.

UNICAMED, standard i ri profesionalizmi dhe besimi në shërbimet mjekësore

UNICAMED në një kohë relativisht të shkurtër ka arritur të ndërtojë dhe konsolidojë një raport të qëndrueshëm besimi me pacientët, duke u shquar për autoritet profesional dhe kompetencë të lartë në fushat përkatëse të mjekësisë. Ky institucion shëndetësor është kthyer në një adresë të rëndësishme për qytetarë nga shtresa të ndryshme shoqërore, të cilët kërkojnë shërbime cilësore, të sigurta dhe të standardizuara.

Në thelb të funksionimit të saj qëndron një filozofi e qartë profesionale, ku ndërthuren disiplina institucionale, përgjegjësia maksimale dhe përkushtimi i vazhdueshëm ndaj pacientit. Ambienti klinik karakterizohet nga një kulturë pune ku respektohen protokollet mjekësore, ndërsa vendimmarrja mbështetet në evidencë shkencore dhe përvojë klinike.

Në këtë kontekst, UNICAMED nuk paraqitet vetëm si një poliklinikë, por si një model i praktikës moderne shëndetësore, ku profesionalizmi, etika dhe kujdesi i individualizuar për pacientin përbëjnë shtyllat kryesore të veprimtarisë së saj.

Fundamenti

Osman Ramadani, internist-kardiolog, shpreh kënaqësinë e tij për angazhimin në kuadër të UNICAMED, duke theksuar se kjo qendër përfaqëson një standard të lartë profesional, ku ndërthuren ekspertiza mjekësore dhe etika në shërbim të pacientit.

Ai vlerëson se në një periudhë relativisht të shkurtër, stafi i kësaj poliklinike ka arritur të ndërtojë besim te pacientët, përmes përkushtimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.

Sipas tij, një nga synimet kryesore është lehtësimi i qasjes së pacientëve në trajtim cilësor brenda vendit, duke reduktuar nevojën për kërkimin e shërbimeve mjekësore jashtë Kosovës.

“Brenda një kohe të shkurtër kemi arritur të krijojmë besueshmëri te pacientët përmes profesionalizmit dhe përkushtimit tonë. Synimi ynë është që pacientët të marrin trajtim cilësor dhe të avancuar këtu, pa pasur nevojë të kërkojnë zgjidhje në qendra të tjera rajonale. Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të dëshmuar, ku dija dhe vlerat etike janë themeli i çdo shërbimi që ofrojmë”, theksoi Dr. Ramadani.

Shërbime të avancuara në kardiologji dhe endokrinologji me diagnostikë moderne dhe precize

Ai shtoi se aktualisht poliklinika ofron shërbime të avancuara në fushën e kardiologjisë dhe endokrinologjisë, të mbështetura nga diagnostikë bashkëkohore, përfshirë analiza laboratorike dhe ekzaminime radiologjike me aparaturë moderne dhe precize, duke garantuar trajtim të saktë dhe efikas për pacientët.

I njohur për qasjen e tij të kujdesshme ndaj pacientëve, profesionalizmin dhe përkushtimin në punë, ai është vlerësuar për komunikimin e drejtpërdrejtë dhe gatishmërinë për të ndihmuar në çdo kohë.

Në praktikën e tij, ai i kushton rëndësi jo vetëm trajtimit të sëmundjes, por edhe këshillimit dhe edukimit të pacientëve për një jetë më të shëndetshme.

Kontributi i tij në të dy sektorët reflekton një angazhim të vazhdueshëm për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe për ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët. Në një sistem shëndetësor që përballet me sfida të shumta, mjekë si Dr. Osman Ramadani përfaqësojnë një shtyllë të rëndësishme të besimit dhe profesionalizmit në shërbim të pacientit./rajonipress/