Dr. Hajriz Rudari rizgjidhet Kryetar i Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
Prishtinë – Me kënaqësi ju njoftojmë se Dr. Hajriz Rudari është rizgjedhur Kryetar i Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (KKK).
Ky Komitet luan një rol kyç në zhvillimin profesional të kirurgëve, duke bashkë-organizuar çdo vit Kursin për Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, si dhe Ciklin e Ligjëratave Mujore.
Përveç kësaj detyre, Dr. Rudari ushtron edhe funksionin e Drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare thuhet në njoftimin e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës./rajonipress/

