ARKATANA

Dr. Fakir Spahiu i bashkohet PDK-së dhe vizionit të Kadri Veselit për Kryeministër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar sot se vizionit të tij për qeverisjen e ardhshme anti-korrupsion i është bashkuar edhe Dr. Fakir Spahiu. “Për mua është një kënaqësi dhe krenari që profesionistë të shquar si Dr. Fakir Spahiu i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo gjë dëshmon se partia jonë ka jo vetëm vizionin e duhur për Kosovën por edhe ka kuadrot më të mirë për ta vënë në jetë këtë vizion”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, po ashtu ka thënë se lufta kundër korrupsionit e nisur dy vite më parë në sektorin e shëndetësisë është dëshmi se me kuadro të reja si ministri Uran Ismaili dhe shumë doktorë e profile tjera që i janë bashkuar PDK-së, do të arrijë reformat e duhura për të krijuar mundësi dhe perspektivë për rininë. “Dr. Spahiu është një doktor me shumë përvojë dhe reputacion.

HW

Ai i ka parë nga afër reformat që ministri ynë i shëndetësisë ka ndërmarrë për ti prerë udhën abuzimeve dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve. Prandaj ai beson në vendosmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka thënë Veseli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.