RCCOLA

Dortmundi e kërkon Shaqirin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Borussia Dortmund dhe Bayern Munichu nuk po luftojnë vetëm për trofe, por edhe në transferimin e futbollistëve.Magazina zvicerane Blick shkruan se verdh e zinjtë ia kanë mësyrë mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri.

Pas transferimit të Mario Gotzes tek gjiganti bavarez, Dortmundi e ka ndërmend t’ia kërkojë kampionit të ri evropian 21 vjeçarin, i cili nuk luajti rregullisht në sezonin e tij të parë në Allianz Arena.

Hidromorava

Krahas përfaqësuesit zviceran, trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp dëshiron ta fusë në ‘paketë’ edhe sulmuesin e Bayernit, Mario Mandzukic.

Me këtë rast, Shaqiri do ta zëvendësonte Gotzen, kurse Mandzukic do të luante në vend të Robert Lewandowskit, i cili po ashtu mund të përfundojë tek kampioni i ri gjerman.