ARKATANA

Doris Pack në Prishtinë, mbështet Vjosa Osmanin për kryeministre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ne takimin me forumin e gruas së LDK-së që po mbahet në Prishtinë pos shumë grave nga të gjitha anët e Kosovës dhe krerët të lartë të strukturave të LDK-së po merr pjesë edhe Doris Pack e cila nuk ka hezituar që të ofrojë mbështetjen e saj për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Pack ka thënë se është moment i veçantë që një grua të kandidohet për kryeministre dhe se kjo është hera e saj e parë që merr pjesë në një tubim të tillë.

Eco Higjiena

“Ky është një moment i veçantë që një grua kandidohet për kryeministre, kjo është hera ime e pare që marr pjesë në një tubim të tillë në Kosovë. Jam shumë e kënaqur që LDK ia dha këtë mundësi Vjosës dhe shumë e lumtur pasi meshkujt e LDK-së i kanë dhënë mundësi një gruaje të vendosur si Vjosa”, ka thënë Pack.

Doris Pack, është kryetarja e grupit të grave të EPP’së, pra grupit të partive të djathta në parlamentin evropian. Ajo në fjalimin e saj të parë në vitin 1995, shumë kohë përpara se të fillonte lufta në Kosovë, kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të intervenojë që ta ndalojë Millosheviqin që ta bëjë në Kosovë, atë që e bëri në Bosnje./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.