GRANDEMALL

Doris Pack: Kryeparlamentari vjen nga partia më e madhe parlamentare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Politikania e njohur gjermane, deputete shumëvjeçare e parlamentit evropian, Doris Pack në një intervistë për RTK flet për ngërçin politik në Kosovë. Ajo thotë se partitë politike të Kosovës duhet të gjejnë zgjidhje që sipas saj do të qonte te krijimi i institucioneve të Kosovës pasi sipas saj, nuk ka kohë për të humbur. Tha se njerëz që kanë reputacion të keq në Evropë dhe më gjerë nuk duhet të jenë në qeveri.

Pack po ashtu flet se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë për të ardhmen e vendit.

“Duhet ta shikoni realitetin dhe realiteti është se keni nevojë për një koalicion të fuqishëm dhe nëse i keni më shumë se tre parti në një koalicion atëherë është e vështirë, shumë e vështirë që të menaxhohet kjo, dhe s’mendoj që Kosova është në situatë të menaxhojë koalicionet më mirë se vendet e tjera. Madje edhe nëse i keni dy është e vështirë, ose tre por nëse janë më të fuqishëm dhe më të gatshëm të shkojnë bashkë atëherë mendoj që do të ishte e mundur”, tha Pack.

Hidromorava

Sipas saj partitë politike në Kosovë dhe opinioni publik duhet të kenë kujdes se kush duhet të zgjidhet në krye të institucioneve të vendit.

“Nuk e njoh Kushtetutën tuaj, por mund të ju them se si është në Gjermani. Ashtu mund të shihni se si në një sistem demokratik, sesi politikanët duhet të punojnë. Në Gjermani partia më e madhe në parlament ka të drejtë të ketë kryetarin. Ta kandidojë dikë dhe ai do të zgjidhet. Jo të gjithë do të votojnë për atë, por shumica do të votojë për atë, madje edhe ata që janë në opozitë, ngase nuk duhet të bëni koalicion për ta zgjedhur kryetarin e parlamentit ngase është një rregull i pashkruar që krye-parlamentari vjen nga shumica”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.