Eko Higjiena

Dorëzohet komuna, parku mirëmbahet nga qytetarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ka një javë që parku i qytetit po mirëmbahet nga Shaban Terziu me lejen e kryetarit të Komunës. Terziu tha se parku është i qytetareve dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohet e degradohet edhe pse jam shumë i zhgënjyer me shërbimet publike komunale.

Dikur parku i qytetit luante rolin e një oazeje të qetësisë dhe pikëtakimit. Të enjten në mëngjes pothuajse nuk kishte njeri ulur apo duke luajtur shah siç ndodhë zakonisht.

Parku i qytetit po kundërmon për shkak të papastërtisë. Duke e parë këtë situatë emergjente Lutfi Haziri ka kërkuar publikisht ndihmën e qytetarëve.

Uji Dea

Ishte Shaban Terziu i pari që mori përsipër ujitjen e barit për ta shpëtuar nga shkatërrimi ekstrem parkun.

“Me lejen e kryetarit Lutfi Haziri jam duke e ujitur parkun dhe nuk do ta lejojmë që të degradohet tutje. Ky park ka vlera të shumta për banorët dhe qytetarët. Jam i zhgënjyer me shërbimet publike komunale të cilat nuk kanë treguar as minimumin e interesimit për parkun” tha Terziu.

Terziu tha se megjithatë ai nuk mund ta marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e pastrimit. “Shpezët po frekuentojnë në park tërë kohën dhe pastaj po krijohet një kundërmim shumë i rëndë. Kjo ka ndikuar që shumë të moshuar, por edhe ata që e duan shahun e kanë lozur tërë kohën, të ikin nga parku” sqaroj Terziu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.