Mobi Casa

Dorëhiqet ministri Enver Hoxhaj?!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

U desh deklarimi shumë i fuqishëm dhe i precizuar i kryeministrit Thaçi, që gjërat rreth Malit të sqarohen përfundimisht.

Një ditë pas skandalit të ministrit Enver Hoxhaj i cili disi me mburrje e tha se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë, shefi i tij dhe i ekzekutivit, Hashim Thaçi, përgënjeshtroj keq atë, duke theksuar se njohja ekziston.

“E para, zotëri Pacolli ka bërë një punë të shkëlqyeshme në procesin e njohjeve dhe jam mirënjohës. E rëndësishme është që Kosova ka mbi 90 njohje. Njohjen ma ka komunikuar ministri i Jashtëm dhe e kam parë notën verbale. Ajo notë verbale ekziston e nënshkruar nga presidenti”, ka theksuar Thaçi, duke e ‘nokautuar’ Hoxhajn.

Burime mirë të informuara brenda kabinetit qeveritar i kanë thënë gazetës “Tribuna Shqiptare” të premten pasdite se ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj po bëhet gati t’ia komunikoj kryeministrit lajmin e vështirë për të. Këto burime kanë thënë se Hoxhja, të hënën ose të martën, do t’ia paraqes Thaçit dorëheqje. Largimi nga MPJ-ja, thonë burimet, është kthim moral i borxhit së pari ndaj prishje se balancit në koalicionin qeverisës, pastaj denigrim të integritetit të kryeministrit, si dhe zhbllokim të politikës së jashtme.

UBT

“Posa të përfundoj ceremonia festive e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, Hoxhaj do ta deponoj në kryeministri dorëheqjen. Kjo pritet të ndodh të hënën, eventualisht të martën”, kanë thënë këto burime.

Deklarata e kryeministrit për Malin dhe ministrin Hoxhaj sikur qetësoi shumë gjakrat mes palëve. Ajo që të gjithë pyesin tashmë është se çka ju desh Hoxhajt e gjithë kjo? Nga kush u nxit kaq keq? Keq për një moment kaq të rëndësishëm për Kosovën.

Për Hoxhajn ky fillim shtatori do mbahet mend për jetë për dy gjëra: e para për një proces të suksesshëm të mbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe e dyta për “flakareshin” që shefi i tij Hashim Thaçi ja dha kur ai më së paku e priste. 7 shtatorit të historisë sonë, sot ju shtua edhe një ngjarje. “Flakaresha e Kryeministrit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.