Mobi Casa

Dorëhiqet kryesia e Dritës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Incidenti i shkaktuar nga tifozët gjilanas të dielën në ndeshjen që u ndërpre ndaj Hajvalisë, ka bërë që kryesia e klubit të Dritës të ofrojë dorëheqje. Në ndeshjen e djeshme, ‘Intelektualët’ e shprehën hapur pakënaqësinë e tyre për punën që e ka bërë kryesia e deritashme.

Kryesia e Dritës ka dhënë dorëheqje, pas incidentit që ndodhi sot në stadiumin e qytetit, ku u ndëpre ndeshja me Hajvalinë, pasi në fushë hynë 2-3 tifoz gjilanas, me ç’rast gjyqtari e ndërpreu ndeshjen.

“Pas kësaj ngjarje, ne si kryesi kemi dhënë dorëheqje nga klubi. Për këtë vendim i kemi njoftuar edhe futbollistët. Ne i kemi lutur ata që mos t’i ndalin stërvitjet dhe të mbesin në kontakt me trajnerin, derisa dikush ta marrë udhëheqjen e klubit”, ka thënë tashmë ish kryetari i klubit, Smajl Rashiti.

Eco Higjiena

Tifozët që zbritën në fushë ishin të mllefosur me faktin se një lojtar i Hajvalisë ishtte shtrirë në fushë dhe sipas tyre, po e zhagiste lojën. Por, tifozët ‘Intelektualët’ e kishin edhe me kryesinë, pasi janë të kënaqur me punën e saj.

Për këtë, Rashiti me shokë vendosën të tërhiqen. Drita e emëroi së fundmi trajnerin e ri, Milaim Zuzaku, pas shkarkimit të Musa Selimit. Ky i fundit e kishte akuzuar kryesinë e deritashme të klubit gjilanas, duke thënë se ajo udhëhiqet nga njerëz jo të duhur, të cilët nuk ia duan të mirën klubit.

Drita nuk e ka nisur dhe aq mirë sezonin e ri në Raiffeisen Superligë. Ndër të tjera, gjilanasit mund ta humbin ndeshjen me Hajvalinë në tavolinë me rezultat zyrtar 0:3./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.