KKVITI

Dora humane që përherë ndodhet në shërbim të rasteve të rënda të personave me aftësi të kufizuara, familjeve të dëshmorëve dhe atyre skamnore

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Sevdije Haziri Musliu drejtoreshë ekzekutive e OJQ “Psikoterapeutet në Veprim” ka filluar me veprimtari konkrete që nga viti 2003 dhe nuk është ndalur asnjëherë deri më tani për të ofruar shërbime, projekte, programe dhe gjithçka që lidhet me avancimin dhe përkujdesjen e ofruar për këto kategori. Por ëndërr e kahershme e Sevdije Hazirit mbetet projekti i saj i radhës e që është ëndrra për ta ndërtuar një shtëpi për të moshuarit në Gjilan.

E veçanta e tërë aktiviteteve të saja është fakti se ajo asnjëherë nuk ka bërë promovime të OJQ-së dhe në vend të saj ka zgjedhur punën në teren dhe hulumtimet e drejtpërdrejta të rasteve.

“Kemi filluar me projekte të shumta me Ambasadën Franceze e cila na ka ndihmuar shumë duke dërguar fëmije jashtë vendit me nga një vrimë në zemër dhe kanë pasur shërim të suksesshme. Gjithashtu kemi pasur projekte edhe me Ambasadën Norvegjeze dhe me Bashkimin Evropian, kurse me Rrjetin e grave kemi ndihmuar shumë gra, burra që kanë qen viktima gjatë luftës ku sot i gëzojnë të drejtat e tyre dhe kemi ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta të familjeve të dëshmorëve, dhe familjeve skamnore” tha Sevdije Haziri.

Ajo po ashtu tha se kanë pasur bashkëpunim të mirë me rrjetëzimin e OJQV-e një bashkëpunim me avokatin e popullit që na ka ndihmuar dhe po ashtu edhe me institucione të larta.

Haziri gjithashtu tha se bashkëpunim të mirë kanë edhe me institucionet komunale të Gjilanit kryetarin Alban Hyseni dhe me drejtoreshën e shëndetësisë Aurorë Osmani.

Ndoshta e veçanta kryesore e sferës së bashkëpunimit të OJQ “Psikoterapeutet” mbeten raportet me familjet e dëshmorëve dhe fëmijët e tyre me aftësi të kufizuara dhe me familjet skamnore.”Një raport shumë të mirë e kemi me këto kategori sepse ato përherë kanë nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme dhe mbikëqyrëse” tha Haziri.

RCCOLA

Gjithashtu, Haziri thotë se bashkëpunim të mirë ka edhe me drejtorin e mirëqenies sociale zotin Mursel Zymberi dhe shumë biznese gjilanase që për këto vite e kanë përkrahur aktivitetin e saj.

Edhe Drejtoresha e infermierisë së spitalit të Gjilanit Vlora Shala i ka përkrahur viktimat e luftës gjithmonë thotë Haziri.

Haziri thotë se janë përkrahur edhe nënat vetushqyese si dhe grat e burrat që kanë qen të dhunuar gjatë luftës e me të cilët kam punuar me seanca prej vitit 2003 e që i kanë gëzuar të drejtat e tyre.

Por ëndërr e kahershme e Sevdije Hazirit mbetet projekti i saj i radhës e që është ëndrra për ta ndërtuar një shtëpi për të moshuarit në Gjilan./rajonipress/