Hidromorava

Donis Avdijaj me rekorde si Mulleri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një yll i ri po vjen. Sulmuesi i spikatur dhe i pagabueshëm para portave kundërshtare. Talenti kosovar, Donis Avdijaj, po mahnit futbollin gjerman me golat e shumtë që ka shënuar këtë stinor në Ligën e të Rinjve në Gjermani.

Si Avdijaj, ashtu edhe skuadra e tij, Schalke 04 Junior, po gëzon një formë të jashtëzakonshme, duke pushtuar mediumet gjermane. Kjo skuadër ka shënuar 14 fitore nga po aq ndeshje, duke i mposhtur me lehtësi kundërshtarët e tyre. Madje, ata kanë një goldallim impresiv, me 73 gola të shënuar dhe vetëm 10 të pësuar. E njëri nga futbollistët më meritorë për këta gola të shënuar, sigurisht se është kosovari Avdijaj. Ai ka shënuar më shumë se 30 % të golave të skuadrës, apo 23 prej tyre.

Avdijaj u transferua te Schalke 04 nga Osnabruck në vitin 2011, ndërsa në gjysmëstinorin e parë që luajti me këtë skuadër, shënoi 26 gola. Madje, këtë stinor Avdijaj ka qenë më i saktë në goditjet e tij sesa nëntë prej 14 skuadrave që garojnë në këtë ligë. Vetëm në ndeshjen e parë të këtij stinori ai nuk arriti të shënojë gol, pasi në të gjitha tjerat e bëri një gjë të tillë. Në nëntë ndeshje me radhë ai ka shënuar të paktën nga dy gola për ndeshje. Duke llogaritur 14 ndeshjet e zhvilluara dhe 23 golat e shënuar, del se sulmuesi 16-vjeçar kosovar shënon gati dy gola për çdo ndeshje.

Mobi Casa

Fenomen si Mulleri

E golat e shumtë të shënuar me skuadrën e re të Schalkes, kanë bërë që mediat gjermane ta etiketojnë Avdijajn si pasardhës të denjë të legjendës së tyre, Gerd Muller. Ky i fundit njihet për efikasitetin e tij të lartë para portave kundërshtare dhe ishte vetëm Lionel Messi gjatë vitit të kaluar që theu rekordin e tij për më së shumti gola të shënuar për një vit kalendarik.

E për Avdijajn, tashmë interesimi i top-klubeve evropiane është i madh. Liverpooli ishte e skuadra fundit që bëri përpjekje të nënshkruante me të, mirëpo ende asgjë konkrete. Inter, Bayern Munich, Arsenal e Juventus janë të interesuar për shërbimet e sueprtalentit kosovar. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.