Fundamenti

Donika Gërvalla: Mjerë ai popull që pret diçka prej Isa Mustafës, Agim Veliut, Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Donika Gërvalla, vajza e heroit Jusuf Gërvalla, pikërisht në përvjetorin e vrasjes së babait, ka goditur figurat që sot udhëheqin LDK’në. Mjerë ai popull qe pret diçka nga Mustafa, Veliu, e Haziri – thotë ajo. Dhe vazhdon, duke krahasuar degradimin e kësaj partie me figurat që udhëhiqnin dikur këtë parti dhe ato që e udhëheqin sot.

Gërvalla e ka nisur statusin në llogarinë e saj në Facebook duke shkruar “turp!” dhe duke thënë se turpërohet kur e sheh se në dorë të kujt ka mbetur LDK’ja.

“Turp!
Sa turpërohem kur e shoh se në dorë të kujt e lamë partinë, e cila me kaq mençuri, guxim dhe largpamësi i udhëhoqi shqiptarët në Kosovë drejt lirisë dhe pavarësisë”, shkruan Gërvalla-Shwarz.

Eco Higjiena

Tutje, në paragrafin tjetër tha se mjerë ai popull që pret diçka nga Mustafa që e trashëgoi partinë e Ibrahim Rugovës dhe nga nënkryetarët e saj, Agim Veliu e Lutfi Haziri.

“Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof. Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin.
Mjerë ai popull që ende pret diçka prej tyre!”, përfundoi Gërvalla-Shwarz.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.