GRANDEMALL

Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës, fjalët e para të Trump pas betimit: Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Donald Trump u betua për herë të dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ai po kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas fitores bindëse në zgjedhje.

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden mirëpritën presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Mirë se erdhët në shtëpi”, i tha Biden Trumpit.Pas një takimi të shkurtër, ata shkuan së bashku në Kongres për ceremoninë e betimit.Trump pritet të mblidhet me stafin dhe anëtarët e Kongresit në dhomën e Presidentit pranë dhomës së Senatit. Aty do t’i bëjë nominimet dhe do t’i nënshkruajë urdhrat e tij të parë ekzekutiv si president.

Presidentët e gjallë amerikanë u mlodhën sot në Kongres për inaugurimin e Trump. Clintonëve, Bushëve dhe Bidenëve iu bashkua vetëm një Obama – Barack – pasi ish-Zonja e Parë Michelle Obama ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë ceremoni.

Biden konfirmoi më herët se ka lënë një letër në Zyrën Ovale për paraardhësin dhe pasardhësin e tij, Trump.

Fjalët e para të Trump pas betimit: Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani

Mobi Casa

Presidenti amerikan Donald Trump po e mban fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit, pasi u betua.

Ai u zotua se do ta vë “Amerikën në vend të parë”.

“Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha Trump në fjalimin e tij inaugurues.

Trump tha se do t’i japë fund armatimit të Departamentit të Drejtësisë.

“Peshorja e drejtësisë do të ribalancohet. Armatimi i egër, i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë do të marrë fund”, tha Trump.

Ndihmësit e tij kanë paralajmëruar se fjalimi i Trump do të jetë më pak “masakër amerikane” si në vitin 2017, por do ta pasqyrojë se sa ndryshe po e sheh ai presidencën dhe fuqinë e tij këtë herë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.