ARKATANA

Donacion i vlefshëm për QKMF-në në Viti: Forcohen shërbimet e urgjencës primare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka pranuar sot një donacion të rëndësishëm në funksion të përmirësimit të shërbimeve të urgjencës primare, falë bashkëpunimit me Shoqata Zentrum Parandalo dhe Xhamia Shtëpia e Paqes në Cyrih të Zvicrës.

Ky donacion pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së trajtimit të pacientëve, duke lehtësuar punën profesionale të stafit shëndetësor dhe duke garantuar kujdes më efikas e të sigurt, veçanërisht në rastet e traumave dhe aksidenteve.

Në kuadër të këtij kontributi janë dhuruar 20 bartëse për pacientë të lënduar, të cilat do të shfrytëzohen në shërbimin e urgjencës primare, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran si dhe në autoambulancat e komunës.

Hidromorava

Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli Halili, shprehu mirënjohje të thellë për donatorët, duke theksuar rëndësinë e këtij mbështetjeje në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Vitisë. Me këtë rast, në emër të institucioneve komunale, ajo ndau mirënjohje për përfaqësuesit e donatorëve si shenjë falënderimi.

Vlen të theksohet se bashkëpunimi ndërmjet QKMF-së në Viti dhe Shoqatës “Parandalo” ka qenë i vazhdueshëm edhe më herët, përmes aktiviteteve vetëdijësuese në komunitet, duke dëshmuar një partneritet të qëndrueshëm në shërbim të shëndetit publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.