Don të shpëtojë drerin, shkakton vdekjen e të bijës!

/ 2 minuta lexim

Duke dashur t`i ikte shkeljes së drerit që i kishte dalë në rrugë, Avni K. e shkel frerin dhe përplaset fatalisht me një autobus

Në një tragjedi të rëndë që i ka ndodhur një familjeje kosovare në Austri, ka humbur jetën vajza 17 vjeçe.

Në lokalitetin Freiland të landit Niederösterreich një ngasës kosovar 46 vjeç, duke dashur të evitonte shkeljen e një dreri që i kishte dalë në rrugë, përplaset në autobusin që po qarkullonte në atë rrugë. Viktimë e kësaj goditjeje të rëndë ishte vajza e tij 17 vjeçare. Ajo mori plagë të rënda, nga të cilat vdiq pak më vonë në spital.

Fundamenti

Po mbretëronte errësirë e plotë, kur në dritat e makinës VW Caddy të Avni K., shihet befasisht një dre. Babai 46 vjeçar e shkel me shpejtësi frerin dhe njëkohësisht bën një manovrim për t`i ikur goditjes së drerit. Ishte një vendim sekondash që doli të jetë fatal. Sepse pikërisht në atë moment nga ana tjetër po vinte një autobus i linjës lokale. Pason një përplasje e fortë. Makina e Avniut mbetet e shkatërruar, e përplasur në drurët pranë rrugës.

Një mjek që kishte qëlluar rastësisht në vendin e tragjedisë po luftonte për t`i shpëtuar jetën Majlindës 17 vjeçe nga Lilienfeldi, e cila kishte qenë e ulur në karrigen pranë shoferit të makinës, babait të saj. Pastaj vajza dërgohet në spitalin e afërm. Përpjekjet vetëmoshuese të mjekëve dhe personelit mjekësor për t`i shpëtuar jetën Majlindës nuk dhanë rezultat. Ajo dha shpirt nga plagët e rënda. Babai i saj, Avniu, me plagë të rënda ndodhet në spitalin e St.Pöltenit.