Fundamenti

Dominuese veprat penale që lidhen me dhunën në familje dhe vjedhjet e ndryshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona. Një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” si dhe dy (2) persona për shkak të veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

RCCOLA

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave dhe atë për këto vepra penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale “Vjedhja”./rajonipress/