Mobi Casa

Domenika Vulaj “Miss Bjeshka 2013”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tuz – SH.K.A “Besa”, ditën e festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit, organizoi manifestimin, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2013” në Koritë.

Sipas portalit Malësia, programin e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga Sh.K.A Besa.

Në konkurrencë për bukuroshen e bjeshkës morën pjesë 6 vajza malësore. Ato ishin: Irena Dedivanaj, Mare Dedivanaj, Domenika Vulaj, Dijana Ivanaj, Milena Nikaç si dhe Vesna Kolçaj.

Juria ishte e përbërë nga Nrekë Camaj, Tomë Ujkaj si dhe Lirija Dedvukaj-Sinishtaj.

FIDANISHTJA

Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjodhën Mare Dedivanaj dhe Irena Dedivanaj , kurse kurora e bukurisë i takoi Domenikës Vulaj, të cilës kurorën ia dorëzoi Maria Gjokaj , mbajtësja e kurorës e vitit të kaluar.

Juria zgjodhi dhe veshën më të bukur të nusërisë, që i takoi Milena Nikaç.

Këtë vit ishte mundësuar edhe vota nga publiku, e që me votat e publikut më së shumtit u votua Domenika Vulaj. Po ashtu u zgjedh çifti vallëzues më i mirë, Palë dhe Dorentina Lleshaj.

Programi i mesditës vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi këngëtari Arton Nikprelaj si dhe këngëtarja Amanda Ujkaj, mbasandaj vazhdoi me muzikë të zgjedhur nga Dj Buqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.