Eko Higjiena

Doli nga shtypi romani i Agim Dautit

/ 2 minuta lexim
HW

Agim Dauti, Erë lufte i vinte Kosovës, Prishtinë , 2013. Agim Dauti është një shkrimtar i eksperimentuar, autor i tre vëllimeve poetike dhe i romanit të tij të parë “Erë lufte i vinte Kosovës”, kushtuar fëmijëve të helmuar gjatë fundviteve të ’90-ta.

Libri del në kuadrin e Bibliotekës Prozë, redaktuar nga Shpresa Hoxha, boton Ura Prishtinë. Tetor 20111.

– Më thuaj kujtimin më të mprehtë që ke pasur ndonjëherë.
– Blerta, kujtimin që nuk dua ta humbas asnjëherë, është puthja jonë e parë.

Unë thash kujtimin më të mprehtë, e jo kujtimin më melankonik.

– Të thash moj, lërmë të qetë, a të tregova se sa të dua? Tash të shkojmë se dua të mësoj për provimet që vijnë, foli Sokoli dhe u nisën drejt qytetit duke shushuritur mes vete.

FIDANISHTJA

Për Sokolin dhe Blertën kishte filluar tjetër jetë. koha e luftës kishte ikur, e tash duhej bërë “luftë” për të nxënë sa më shumë dituri, për të hapur horizonte për një ardhmëri e cila nuk le vend për kriminelë, por për njerëz të civilizuar….(fragment nga romani).

Agim Dauti-Kokaj, u lind më 30 qershor 1966 në fshatin Kokaj, komuna e Gjilanit.

Pas përjashtimit nga Gjimnazi në Gjilan nga komunistët, atëbotë detyrohet të kaloj në shkollën e mesme teknike.
Pasi në Kosovë nuk i mundësohen studimet, si shumë atdhetarë del dhe kalon në kurbet.

Nga viti 1990 deri në vitin 2000, ka shkruar e botuar shkrime të ndryshme si reportazhe, përshkrime dhe ka të botuar poezi të shumta nëpër revistat e shumta.

Prej viti 1990 jeton dhe vepron në Mynih të Gjermanisë. Ka botuar: Toka që më dha emër, Mall ose ëndërr e ndërprerë, Një pikë loti. Ky është libri i tij i katërt./ismetazizi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.