Fundamenti

Doli nga shtypi numri më i ri i revistës “Jehona”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Doli nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës sonë politike dhe ekonomike.“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Pranvera shqiptare”, në të cilën përshkruhet fillimi i stinës së re plot bukuri dhe energji në natyrë dhe shoqëri.

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj. Vizitat e diplomatëve, ambasadorëve, takimet e ndryshme të liderëve politikë dhe institucionalë, në nivel komunal dhe rajonal, do të mësoni më gjerësisht në këtë numër të ri të revistës “Jehona”.

Këtë numër të ri të revistës e bënë interesant intervista me dr. Ferid Selimi, doktorin e komunikimit masiv nga Presheva, pastaj portreti me Vehbi Hysenin, nga Nesalca, pedagog në pension, si dhe aktivitetet e BIPMB-së në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe jehonën e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, pastaj përvjetorët e Referendumit dhe fushatës Ajrore të NATO-s.

FIDANISHTJA

Ky numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu shkrime e reagime rreth plagjiaturës nga libri: “Lugina e Preshevës mburojë e shqiptarisë”, të autorit Emrullah Lutfiu, pastaj për sfidat e shkollave shqipe të Hysen Veselit e tema të tjera.

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt.

“Jehonën”, mund ta gjeni nëpër Qoshqet e ish “Rilindjes”, në Bujanoc, Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe përmes webfaqes: www,jehonapress.com edhe në diasporë.

Mee “Jehonën” jeni më afër Kosovës Lindore, kësaj Dege të ndezur të Arbrit! Lexim të këndshëm!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.