Eko Higjiena

Doli nga shtypi libri universitar “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komunikimi si pushtet dhe liri, që zbërthen epokën digjitale, është libri më i ri universitar i Prof. dr. Demush Bajramit, me titull: “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”. Ky libër sjell një perspektivë bashkëkohore dhe të argumentuar mbi sfidat e demokracisë në epokën e “pas së vërtetës”, duke ofruar një analizë të balancuar mes rreziqeve dhe mundësive që sjell teknologjia.

Në një kohë kur komunikimi po riformëson vetë strukturën e pushtetit dhe të demokracisë, publikohet një libër i ri që analizon në mënyrë kritike komunikimin politik në epokën digjitale.
Duke u nisur nga ideja se komunikimi është “substanca e kulturës dhe shoqërisë”, libri me titull: “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”, i Prof. dr. Demush Bajramit, trajton evolucionin historik të komunikimit politik, nga format tradicionale deri te dominimi i mediave digjitale dhe rrjeteve sociale. Një vëmendje e veçantë i kushtohet fenomeneve si “spin-doctoring”, manipulimit të informacionit dhe ndikimit të algoritmeve në formësimin e opinionit publik.

Recensuesit Prof. dr. Zamir Dika dhe Prof. dr. Bujar Hoxha, vlerësojnë se libri sjell një perspektivë bashkëkohore dhe të argumentuar mbi sfidat e demokracisë në epokën e “pas së vërtetës”, duke ofruar një analizë të balancuar mes rreziqeve dhe mundësive që sjell teknologjia.

HW

Redaktori Dr. sc. Admir Qose, ka kontribuar në strukturimin akademik të veprës, ndërsa botuesi – Universiteti i Evropës Juglindore ka mundësuar publikimin e tij për një audiencë më të gjerë, duke përfshirë në rend të parë, studentët, studiuesit, gazetarët dhe vendimmarrësit politikë.

Libri paraqitet si një udhërrëfyes për të kuptuar se si Homo sapiens-i komunikon, mendon dhe vepron në një realitet të ndërmjetësuar nga algoritmet dhe platformat digjitale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.