Doli nga shtypi libri i Kimisë (Matura shtetërore), me teori, ushtrime dhe teste

Gjilan – Mitat Maliqi, profesor i Kimisë, botoi librin shkollor nga kjo fushë. Libri u botua në maj 2013, dhe ka 232 faqe.
Libri në fjalë është hartuar në bazë të planprogramit mësimor të lëndë së kimisë për shkolla të mesme, dhe kryesisht u dedikohet nxënësve të shkollave të mesme, kryesisht maturantëve të cilët duan të përgatiten për testin e Maturës Shtetërore, dhe që synojnë të vazhdojnë studimet në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe në atë të Mjekësisë.
Autori i librit ka qenë i angazhuar në MASHT në cilësinë e ekspertit në përpilimin e pyetjeve për testin e maturës për gjimnaze dhe shkolla profesionale. Ai këtë përvojë dhe atë të mësimdhënies disavjeçare e ka bartur edhe në hartimi e këtij libri.
Autori i librit ka thënë se shpreson që kjo përpjekje modeste të jetë e dobishme për të gjithë nxënësit që dëshirojnë një përgatitje më të plotë në lëndën e Kimisë.
Libri u botua në maj 2013, dhe ka 232 faqe.
Ky libër shquhet për përgatitje të mirë teknike dhe mbarshtrim konciz të përmbajtjeve mësimore, në teori, ushtrime dhe teste. /rajonipress/