Mobi Casa

​Dokument: Plani për largimin e EULEX’it

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Vetëm edhe tetë muaj, të dyshuarit për krime të luftës në Kosovë, mund të përballen me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë.

Pas qershorit të vitit 2014, ndjekja e krimeve të luftës do të kalojë krejtësisht në kompetencë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Departamentin për Krime të rënda.

Përpos krimeve të luftës, edhe në gjashtëmbëdhjetë fusha tjera, Qeveria e Kosovës ka përgatitur planin për bartjen e kompetencave prej EULEX’it te institucionet vendore.

Ky plan është hartuar në gushtë të këtij vit dhe mban emrin: “Strategjinë për bartjen e kompetencave të EULEX’it tek institucionet e Republikës së Kosovës”, të cilin dokument e posedon Gazeta Express.

Ky dokument është hartuar nga Qeveria e Kosovës dhe i është dërguar Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili e ka ngarkuar Komisionin për Legjislacion për të hartuar rekomandimet për t’i votuar pastaj në Parlament.

“Pas qershorit 2014 institucionet e Kosovës do të jenë tërësisht në gjendje që të merren dhje te trajtojnë vetë krimet e luftës.Konkretisht, Departamenti për Krime të rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë do të marrë përsipër edhe trajtimin e rasteve të krimeve të luftës”, thuhet në pikën e XV, të Strategjisë.

EULEX’i ka ardhur në Kosovë në vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, duke marrë kompetencat që deri në atë kohë i ka pasur Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

UBT

Fillimisht mandati i EULEX’it ka qenë vetëm deri në vitin 2012, por i është ripërtërirë deri në vitin 2014 më pajtim të Kuvendit të Kosovës.

Por, Qeveria e Kosovës parasheh fundin e EULEX’it dhe jo më ripërtëritjen e mandatit.

Kështu, deri në qershor të vitit të ardhshëm, institucionet janë obliguar t’i marrin të gjitha kompetencat në drejtësi, gjykata, polici, kufi, shërbim doganor, ruajtje të monumenteve kulturore, siguri të dëshmitarëve, bashkëpunim ndërkombëtar policor etj.

Sipas dokumentit, edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës janë të gatshme të mbrojnë objektet e trashëgimisë kulturore dhe në këtë drejtim nuk është më i nevojshëm asistenca ndërkombëtare.

Ndryshe, Misioni i BE’së për Sundim të Ligjit është vendosur në Kosovë në dhjetor të vitit 2010, por asnjëherë nuk është shtrirë tërësisht në pjesën veriore të Kosovës.

Gjatë kësaj kohe, EULEX’i ka pasur disa aksione kundër krimit dhe korrupsionit, por se nuk ka pasur rezultate sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.