FITORJA

Doktoresha që nuk heshti në Parlament, por kërkoj autostradë për Anamoravën

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Salihe Mustafa ish deputete në Parlamentin e Kosovës ndihet e lumtur që propozimi i saj në mënyrë institucionale dhe para Parlamentit të Kosovës për autostradën në Anamoravë po bëhet realitet. Jam shumë e lumtur sepse po realizohet misioni im dhe i PDK-së shprehet ajo.

Në një interpelancë të Parlamentit të Kosovës të mbajtur në qershor të vitit 2011 ish deputetja nga Gjilani, Salihe Mustafa ishte e para që e shtrojë për diskutim dhe propozim që edhe Anamorava të përfshihet në pjesën e autostradës e cila do ta lidhte edhe Luginën e Preshevës dhe fshatrat shqiptare të Maqedonisë raporton rajonipress.

Mustafa tani shprehet për rajonipress se ndihet shumë e lumtur që ky propozim i saj po jetësohet dhe misioni i saj dhe i PDK-së po realizohet me sukses.

FIDANISHTJA

Jo rastësisht për autostradën e kombit Mustafa ishte shprehur “Autostrada jonë – vërtet është një investim i madh, dhe barrë për buxhetin e Kosovës. Po pikërisht pse është kështu ajo është e rëndësishme dhe jo vetëm për këtë. Ne e dimë dhe pajtohemi te gjithë se autostrada që ndërtoi Shqipëria na e ka bërë atë më të afërt, më të bukur dhe zhvillimin tonë më besues e shumë më të mundshëm, edhe në rrafsh integrimi kombëtar”.

Por Salihe Mustafa e kishte një breng tjetër dhe me dom kusht ka insistuar që kjo autostradë të zgjerohet edhe në kufijtë e Anamoravës. “Autostrada që po ndërtohet besoj se ka nevojë edhe për degëzime të tjera dhe lidhje sa më të fuqishme të gjithë Kosovës me Botën përmes Shqipërisë. Unë kam besimin e thellë se ju do të keni parasysh se shtrirja, respektivisht lidhja e kësaj autostrade me një autostradë tjetër drejt Gjilanit, do të lidhte fuqishëm jo vetëm Anamoravën, po edhe Luginën e Preshevës, që shqiptarët atje ta kenë më të lehtë lidhjen me Kosovën, ashtu siç ne tani e kemi me Shqipërinë. Ashtu si Shqipëria ndjeu obligim të na lidhë ne me veten e saj përmes Rrugës së Kombit – ashtu ne kemi obligim ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës”kishte deklaruar ish deputetja në Parlamentin e Kosovës.

Mustafa kishte thënë se një autostradë drejt Gjilanit do të lidhë edhe qytetet shqiptare në Maqedoni – Kumanovën, Likovën dhe vendbanimet e shumta të të gjithë Karadakut, duke i bërë lidhjet më të fuqishme dhe integrimet mes vëllezërve më të lehta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.