FITORJA

Dogana nuk përfshinë 4.5 milionë euro në pasqyrat financiare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Vlerësimi i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) për menaxhimin financiar dhe kontrollin gjatë auditimit në Doganën e Kosovës ka nxjerr në pah se në fushën e tё hyrave si aktivitet bazё ekzistojnë mangësi. Kjo sipas ZAP-it, kërkon vëmendjen e menjëhershme tё menaxhmentit, ngase Dogana nuk ka përfshirë 4.5 milionë euro nga llogaritë e arkëtueshme të bartura nga vitet paraprake.

Po ashtu ZAP-i ka evidentuar se kontrollet nё fushёn e menaxhimit tё pagave dhe mëditjeve dhe menaxhimit tё pasurisё duhet tё avancohen mё tutje.

“Në pasqyrat vjetore financiare janë prezantuar llogaritë e arkëtueshme vetëm të vitit 2013 në vlerë 13,613,898€, edhe përkundër faktit se Dogana ka evidenca për llogaritë e arkëtueshme edhe të viteve paraprake. Vlera e llogarive të arkëtueshme të bartura nga vitet paraprake që nuk ёshtё prezantuar në pasqyra financiare është 4,565,400 euro”, konstaton auditori.

Megjithatë sipas ZAP-it, drejtori i përgjithshëm i Doganës duhet të siguroj se PVF-të e përgatitura të përfshijnë edhe llogaritë e arkëtueshme të bartura nga vitet paraprake për tё siguruar informata të plota dhe të sakta për përdoruesit e PVF-ve, raporton Kosova Live.

FITORJA

Si rekomandime kryesore të Auditorit të Përgjithshëm pёr drejtorin e pёrgjithshёm tё Doganёs sё Kosovёs janё që tё siguroj qё: Arsyet për theksimin e çështjes në vitin 2013 janё analizuar dhe të identifikojë veprimet që nevojiten për të adresuar këto dobësi të kontrollit në mënyrë që të mundësojë një prezantim të drejtë dhe të vërtetë të llogarive tё arkёtueshme në vitin 2014; plani i veprimit, i rishikuar, të përcaktojë saktë afatet kohore për adresimin e rekomandimit pёr raportimin me kohё tё stoqeve nga depot doganore; kontrollet nё fushёn e tё hyrave janё përforcuar për të siguruar qё produktet evidentohen në kode përkatëse tarifore, taksat kalkulohen drejtë dhe saktë dhe që Kodi Doganor respektohet plotësisht; dhe të gjitha Agjencionet e përfaqësimit pajisen me licencë ose në të kundërtën t’u ndalohet aktiviteti i përfaqësimit të këtyre agjencioneve.

Po ashtu ZAP-i, në mes tjerash ka gjetur mangësi edhe në evidentimin në Kodet Tarifore dhe kalkulimin e akcizës. E gjetura tek (Dokumente Unike Doganore) DUD-at me nr R-11452 dhe R 2385 të degës doganore 2050 produktet të cilat për nga natyra dhe karakteristikat kanë qenë të njëjta, janë evidentuar në kode të ndryshme tarifore.

“Tek DUD-i nr R-11452 kemi vërejtur se llogaritja e akcizës nuk është kalkuluar saktë. Akciza nuk është kalkuluar mbi peshën neto e cila është paraqitur në fushën 38 (4,276.80 L), por nga fusha 41 (Njësia plotësuese), ku është nxjerr litrazha 3,240. Ndryshimi i litrave nga fusha 38, tek fusha 41 nuk është justifikuar me dokumente shtesë. Vlera e dëmit të shkaktuar me këtë rast është 238.50€”, thekson auditori.

Ndryshe, gjatë vitit 2013 Dogana ka realizuar të hyra neto në vlerë 834 milionë euro ose 92% e planifikimit. Të hyrat nga Dogana mblidhen në pikat doganore në kufi, por edhe brenda vendit. Llojet e të hyrave të mbledhura janë: Akciza e brendshme dhe e jashtme, dogana në import dhe TVSH-ja. Përveç kësaj, Dogana mbledh edhe të hyrat tjera si: Kontrollet e jashtme, tatimet e taksave tjera doganore, të hyrat nga shitja e mallrave, shitja e pasurisë etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.