RCCOLA

Dogana në gjyq për goma

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sherri i gomave të automjeteve Dogana e Kosovës dhe kompania “Baki” do të përballen në gjykatë. Zyrtarët doganorë pretendojnë se gomat e kësaj kompanie “nuk i ranë tamam” veturave të tyre. Për këtë arsye duket se edhe e shkëputën kontratën për tenderin “Servisimi i rregullt dhe mirëmbajtja e automjeteve të Doganës së Kosovës” në vlerë prej 369,327.85 eurove.

Megjithatë, kështu nuk konstatoi gjykata e tenderëve – OSHP, e cila i dha të drejtë kompanisë “Baki Automobile”, e cila ka dhënë edhe një shans për pajtim mes palëve, që ngjan më shumë në pleqni të odave sesa ligjore. “Palët mund t’i bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgjedhur në mënyre miqësore të gjitha mosmarrëveshjet që mund të ndodhin ndërmjet tyre”, thuhet në vendimin e OSHP-së të lëshuar më 28 prill të këtij viti.

RCCOLA

E, miqësia mes palëve duket se nuk ekziston. Dogana e Kosovës, përveç që ka shkëputur kontratën, ka kërkuar nga OSHP-ja që ta fusë në listë të zezë kompaninë “Baki”, pasi, sipas tyre, nuk e ka përmbushur kontratën dhe ka tentuar të bëjë mashtrime…(Tribuna).