FITORJA

Dogana e Kosovës: Mbi 1 miliard euro të mbledhura, që nga themelimi hera e parë që kjo shumë arrihet në gusht

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Dogana e Kosovës në një komunikatë për media thekson se ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra.

Në njoftimin për media thuhet se që nga themelimi i doganës e deri tani kjo është hera e parë që me datën 1 gusht arrihet kjo shumë.

“Kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona”, bëhet e ditur.

Uji Dea

Sipas Doganës, ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë përmirësimin e procedurave doganore, lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, transparenca dhe edukimi publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për stafin e Doganës dhe për partnerët strategjikë që kanë ndihmuar në arritjen e këtij suksesi.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë mbledhja e 1 miliard eurove të hyra është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.