RCCOLA

Dobroshi: Kosova ka njerëz që mund ta përmirësojnë gjendjen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Aktorja kosovare me famë botërore, Arta Dobroshi, e cila të mërkurën iu bashkua protestës me moton “Kundër hajnisë – për zhvillimin e shtetit”, që u mbajt në kryeqytet, tha për Telegrafin se në Kosovë ka njerëz të cilët kanë dëshirë dhe potencial që ta përmirësojnë gjendjen e vështirë me të cilën po ballafaqohet vendi.

“Qytetarët nuk duhet të humbin shpresën se jeta e tyre në të ardhmen do të përmirësohet”, tha Arta Dobroshi për Telegrafin.

Aktorja kosovare, që tashmë ka bërë emër në kinematografinë botërore, tha se i është bashkuar protestave të këtyre ditëve, sepse nuk pajtohet me mënyrën se si po udhëhiqet Kosova nga lidershipi aktual,

Mobi Casa

Ajo tha se shteti më i ri në Evropë po ballafaqohet me korrupsion, i cili, sipas saj, po e dëmton rënd Kosovën.

“Në kryeqytetet e shteteve të botës – Londër, Paris, etj.- njerëzit protestojnë për gjëra shumë të thjeshta”, tha ajo, dukë potencuar se “edhe në mesin e kosovarëve është ngritur vetëdija, duke e ngritur zërin kundër fenomeneve që po e rëndojnë jetën e tyre, pavarësisht profesioneve dhe fushave të cilave ju takojnë ata”. /Telegrafi/